Agjencia Zhurnal.mk

Carovska: Në mënyrë elektronike do të ndiqen investimet në zhvillimin rajonal

Shkup, 28 korrik – Zhurnal.mk – Investimet në zhvillimin rajonal do të monitorohen në mënyrë elektronike. Do të dihet saktësisht se cili rajon sa para ka marrë nga buxheti i shtetit, për çfarë dhe si i shpenzoi ato.

Krijimi i sistemit elektronik SiReRa është në zhvillim e sipër me mbështetje zvicerane, ndërsa përgjegjës për implementimin e saj është kabineti i zëvendëskryeministres, Milla Carovska.

“Sistemi elektronik është duke u implementuar përmes kabinetit tim në të cilin investimet në zhvillimin e ekuilibruar rajonal që janë të ndara në të gjitha fushat ku shteti financon në nivelin lokal do të mblidhen në një vend. Programet do të bëhen sipas standardeve të barabarta dhe kështu kur të krijohet buxheti për vitin 2021 do të jemi në gjendje të shohim në detaje se në cilin rajon sa është investuar në cilën zonë”, tha Carovska pas takimit të Bordit Drejtues të Projektit për zhvillimin dhe prezantimin e sistemit për koordinim në planifikimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikës së balancuar të zhvillimit rajonal (SiReRa).

Për vite të tëra, disa rajone janë lënë pas dore, vlerësoi Carovska, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit. Kjo shihet qartë nga investimi, por edhe nga zhvillimi i institucioneve.

Në seancën e Bordit Drejtues të Projektit, morën pjesë edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski si dhe ambasadorja e Zvicrës, Sibil Zuter Tehada.

Milevski theksoi se ky është projekt me vlerë pesë milionë franga zvicerane, prej të cilave 3,3 milion janë donacione zvicerane, ndërsa pjesa tjetër janë mjete të siguruara nga Qeveria. Në përgjithësi, mbështetja është për rajonet e planifikimit dhe qendrat e rajoneve të planifikimit me projekte inovative, por gjithashtu është e mundur që të ridrejtohen mjetet në varësi të nevojave të qytetarëve.

“Ne përgjithësisht mbështesim rajonet planore dhe qendrat e rajoneve të planifikimit me projekte inovative. Në dy vitet e kaluara u bënë me të vërtetë projekte që ishin në interes të qytetarëve, por ne nuk u ndalëm këtu me zviceranët. Ne jemi vërtet fleksibël dhe këtë vit ata ndihmuan në ndërtimin e spitalit mobil përpara Klinikës së Sëmundjeve Infektive me vlerë prej 260.000 frangave zvicerane”, tha Milevski.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!