Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Carovska në takim me drejtorët e shkollave, gjysmëvjetori përfundoi me sukses

Shkup, 4 janar – Zhurnal.mk – Ministrja e Shkencës dhe Arsimit, Mila Carovska sot mbajti takim online me drejtorët e shkollave të mesme dhe fillore. Në mbledhje u theksua se edhe përkundër punës në kushte të jashtëzakonshme, gjysmëvjetori i parë përfundoi në mënyrë të suksesshme.

Sipas drejtorëve, edhe pse në fillim kishte rezistencë për mësimin online, megjithatë modeli hibrid dha rezultatet e dëshiruara në kushte të jashtëzakonshme.

Drejtorët theksuan se materiali mësimor është kaluar me programet e shkurtuara dhe se nxënësit janë notuar.

Carovska potencoi me modelin hibrid online, me prani fizike dhe me emetimin e orëve në televizion u arrit vazhdimësia e mësimit.

“Falënderim të madh për drejtorët, mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit të cilët me përkushtim të fuqishëm bënë gjithçka për t’u realizuar mësimi në kushte pandemie”, theksoi Carovska.

Postime të ngjashme

Opozita kritikon Bujar Osmanin për diplomacinë ekonomike të Maqedonisë së Veriut

R Zh

Reklamat e qeverisë vënë në pikëpyetje lirinë e shprehjes

R Zh

Prof.dr. Vetoni Latifi sjell librin e tij më të ri mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare

R Zh

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...