Maqedoni

Carovska në Tetovë: Është i rëndësishëm bashkëpunimi, që të kemi vit shkollor të suksesshëm

Zhurnal Ads

Tetovë, 30 shtator, zhurnal.mk – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot e ka vizituar shkollën fillore komunale “Kirili dhe Metodi” në Tetovë, ku mësimi do të zhvillohet me prezencë fizike të nxënësve deri në klasën e tretë.

Ajo tha se është e rëndësishme që të gjithë të bashkëpunojnë në mënyrë që të tejkalohen sfidat dhe viti shkollor të jetë i suksesshëm.

“Nëse së bashku ballafaqohemi me sfidat, ato më lehtë do të tejkalohen. Kjo është dëshmuar edhe në shkollën ‘Kirili dhe Metodi’, ku bashkëpunimi me vetëqeverisjen lokale dhe shkollën, si dhe angazhimi i të gjithë mësuesve rezultojnë me gatishmëri për fillimin e vitit të ri shkollor, në dy mënyra”, tha Carovska.

Ndërsa kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, tha se bashkëpunimi me të gjitha nivelet do të jetë kyç për zhvillimin e mësimit në kushte pandemie.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kjo është periudhë e ndjeshme, vit shkollor që nuk iu ngjan tjerëve. Të gjithë duhet të jemi solidar dhe me mirëkuptim në këtë proces”, tha Arifi.

Postime të ngjashme

Pas pauzës, vazhdon seanca për zgjedhjen e zëvendës ministrave

T E

Buçkovski: Kemi bërë më shumë se Bullgaria, të mbetemi të arsyeshëm dhe racional

XH,I

Siljanovska përplaset me deputetët e shumicës: Nuk keni dy lidhje me drejtësinë

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...