Agjencia Zhurnal.mk

Carovska: Nëpërmjet dialogut social vazhdojmë me bashkëpunimin në interes të zhvillimit dhe rritjes ekonomike

Shkup, 15 janar – Zhurnal.mk – Bashkëpunimi mes qeverisë, Odave, Sindikatave dhe Organizatave të punëdhënësve është thelbësore në krijimin e politikave ekonomike efektive, programeve, projekteve dhe masave për zhvillim më të shpejtë dhe të qëndrueshëm ekonomik, ka theksuar zëvendës-kryeministrja për Çështje Ekonomike, Mila Carovska në takimin e sotëm me kryetarët e katër Odave më të mëdha të biznesit, përfaqësuesit e Sindikatave dhe përfaqësuesit e Organizatave të punëdhënësve.

Carovska, siç kumtoi në konferencën për shtyp të qeverisë, theksoi se bashkëpunimi deri më tani është në nivel shumë të lartë dhe se pret në të ardhmen bashkëpunim edhe më të ngushtë për të krijuar zgjidhje që do të arrijnë norma më të larta të BPV-së dhe do të ndikojnë në ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve.

“Në dy vjet e gjysmë të kaluar, si asnjëherë më parë, qeveria ka bashkëpunuar me sukses me Odat, Sindikatat dhe Organizatat e punëdhënësve dhe si rezultat i këtij bashkëpunimi të ngushtë janë miratuar zgjidhje për të përmbushur interesat e të gjithë palëve të interesuara: punëtorëve, kompanive dhe shtetit. Si shembull kemi Ligjin për paga minimale, i cili me konsensus të përbashkët tani kemi përcaktuar të jetë 14.500 denarë, që është 60 për qind më shumë se 9.050 denarë, që ishte paga minimale në fillim të mandatit. Duhet të theksohet se edhe Ligji për mbështetje financiare të investimeve i cili në vitin 2018, për herë të parë, ofroi mbështetje për kompanitë vendase, përmes kritereve transparente dhe të qarta që vlejnë në të njëjtën mënyrë të gjitha kompanitë, ligj me të cilin tashmë mbështetën rreth 200 kompani”, theksoi Carovska.

Zëvendës-kryeministrja theksoi se në dy vjet e gjysmë të fundit është bërë punë në krijimin e programeve dhe masave për punësimin dhe shërbimet në tregun e punës përmes Planit Operativ të zbatuar nga Agjencia për Punësim, i cili kryesisht plotëson nevojat e kompanive dhe nevojat reale të tregut të punës.

“Në buxhetin e vitit 2019, kemi ndarë rekord 1,3 miliardë euro për Planin Operativ, që është 33 për qind më i lartë se viti 2018 ose 83 për qind më i lartë se viti 2016. Nëpërmjet Planit Operativ për vitin 2019 janë mbështetur 1.300 biznese mikro, janë siguruar trajnime dhe rikualifikime për rreth 1.670 persona, ndërsa me masën e internship-it janë përfshirë 1.700 persona, që paraqet mbështetje të vërtetë si për vetë kompanitë ashtu edhe për të jo-punësuarit”.

Përfaqësuesit e Odave, Sindikatave dhe Organizatave të punëdhënësve kanë shfaqur pikëpamjet e tyre për bashkëpunimin e ardhshëm me qeverinë, ndërsa së bashku me zëvendës-kryeministren janë pajtuar që për të gjitha zgjidhjet ligjore, politikat, programet dhe masat, duhet të sillen nëpërmjet koordinimit të përbashkët dhe konsultimeve të gjëra.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...