Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Carovska: Nëse nuk investoni në arsim, keni harruar të investoni në të ardhmen

Shkup, 16 qershor – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot tha se partia e saj si në nivelin qendror ashtu edhe në niveln lokal, për çdo ditë lufton për të krijuar kushte më të mira për jetesë.

“Nëse para katër viteve bisedonim për borxhe në arsim, sot flasim për investime në arsim. Vetëm në Koçani për katër vjet në komunë janë investuar 90 milionë denarë në arsim. Këto janë investime në infrastrukturë, investime në arsim, për shkak se nëse nuk investoni në arsim, ju keni harruar të investoni në të ardhmen”, tha Carovska në tribunën e LSDM-së.

Ajo shtoi se të gjitha reformat e LSDM-së në arsim dhe në sferat tjera kanë pvr qëllim që të rinjtë të mbesin këtu dhe ta ndërtojnë të ardhmen

“Këtë që sot po e bëjmë në arsim duket e vështirë, por e bëjmë në mënyrë transparente dhe demokratike, për arsye se duam që fëmijët tanë, nxënësit tanë të marrin dije dhe aftësi, të jenë konkurrentë në tregun botëror, dhe të mos braktisin shtetin”, tha Carovska.

Postime të ngjashme

“Ballkani i hapur” / Me ftesë të kujt Alexandër Soros erdhi në Shkup në takimin mes Ramës, Zaev dhe Vuçiç ?

R Zh

LSDM: Zgjidhet statusi i 13.000 punëtorëve të falimentuar

D V

Shkarkohet Goran Sugareski, emërohet drejtori i ri i Doganave

D V

Qeveria e rriti ndihmën për qytetarët, agjencitë turistike, klubet e natës dhe restorantet e dasmave

D V

Qeveria e RMV-së shpërblen me dy milionë denarë Dejan Georgievskin për suksesin në lojërat olimpike

D V

Vendet e Vishegradit PRO “Mini Schengen-it”: Mbështesin përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...