Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Carovska: Ora e parë akademike në kushte të pandemisë, kjo është sfidë që së bashku do ta tejkalojmë

Shkup, 1 tetor – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot ishte e pranishme në orën e parë akademike në Fakultetin Filozofik në Shkup, e cila u realizua në kushte të pandemisë me Kovid-19.

Duke u dëshiruar një fillim të mbarë dhe të suksesshëm të vitit akademik, Carovska theksoi se sot është një ditë e madhe për Fakultetin Filozofik në Shkup, por edhe për studentët që e fillojnë këtë proces arsimor, por fatkeqësisht në kushte të ndryshme prej të kaluarës, për shkak të pandemisë.

“Para të gjithë neve, veçanërisht para të rinjve, ekziston një periudhë e sfidave që do të duhet t’i tejkalojmë dhe prej tyre të dalim më të fortë, por jam e bindur se nëse përkushtohemi fort me entuziazëm dhe vendosmëri në atë që do ta bëjmë do të arrijmë një suksese të rëndësishme. Kovid-19 na imponoi rregulla të reja dhe na lëvizi planet tona, por këto sfida na bëjnë më të fortë dhe më të mençur, theksoi Carovska.

Ministrja, njëkohësisht e uroi edhe shënimin e një jubileu jashtëzakonisht të rëndësishëm për arsimin e lartë dhe shkencën në vendin tonë – 100 vjet nga themelimi i fakultetit.

“Një shekull i arsimit të lartë në Fakultetin Filozofik në Shkup flet për traditën e gjatë dhe potencialin e madh shkencor në fushën e shkencave humane dhe shoqërore, të cilat Fakulteti Filozofik i ndërton dhe krijon që nga viti 1920”, tha ministrja, duke shtuar se plejada e mendjeve të reja, studentë , hulumtues, profesorë të cilët me kalimin e viteve janë krijuar si një kuadër që ka dalë nga Fakulteti Filozofik e kanë ndërtuar dhe sot e ndërtojnë shoqërinë tonë përmes degëve të saj kryesore.

Rezultatet, potencoi Carovska, nga ndikimet e kuadrove dhe kontributi shkencor që del nga Fakulteti Filozofik është një dëshmi se pa arsimin e lartë nuk mund të funksionojë asnjë instancë tjetër në shoqëri .

Zhvillimi, edhe atë veçanërisht zhvillimi gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm i shoqërisë, pa dyshim ka të bëjë me atë për të cilën Fakulteti Filozofik qëndron përmes programeve strategjike shkencore-mësimore. Kjo është një dëshmi për synimin e përgjithshëm të fakultetit “jo shkencë vetëm për shkak të shkencës, por shkencë për shkak të shoqërisë më të mirë për të gjithë”, theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska.

Postime të ngjashme

Teuta Arifi prezanton punimet për shtegun e biçikletave në qendër të qytetit (FOTO)

R Zh

Radev: Nuk kam ndërmend të shtyjë thirrjen e sapozgjedhur të Asamblesë së 45-të Kombëtare

R Zh

REL: Nga Kovaks për Maqedoninë e Veriut, BeH-në dhe Kosovën nga 100.620 doza të vaksinës Fajzer

R Zh

KE: Mosplotësimi i kritereve mund të çojë në heqjen e regjimit pa viza

R Zh

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 193 raste me Kovid-19, 1014 të shëruar dhe 34 persona të vdekur

R Zh

Qeveria e publikoi listën e personave të cilët janë angazhuar për mes marrëveshjeve autoriale

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...