Agjencia Zhurnal.mk

Carovska: Pensioni është stabil dhe vazhdimisht po rritet

Shkup, 1 korrik – Zhurnal.mk – Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale Milla Carovska sot mbajti takim pune me kryetarën e Lidhjes së Shoqatave të Pensionerëve të Maqedonisë, Stanka Trajkova dhe përfaqësues tjerë dhe anëtarë të Bordit Eksekutiv të Lidhjes, përcjellë Zhurnal.

Në takim është diskutuar për sjelljen e një Ligji për organizim pensional që e propozoi Lidhja, për shtëpitë e pleqve dhe pensionale dhe për rregullimin e pensioneve.

Ministrja Carovska tha se është e nevojshme të mbahen takime të tilla për pensionistët të cilët në të kaluarën kanë marë pjesë në ndërtimin e shoqërisë sonë.

“Mendoj se është shumë e nevojshme të kemi takime të tilla ku kemi diskutime konstruktive në lidhje me të gjitha çështjet lidhur me pensionistët të cilët përmes punës në të kaluarën kanë ndërtuar shoqërinë tonë”, tha ministrja Carovska.

Në lidhje me rregullimin e pensioneve ministrja theksoi se me reformat e pensioneve është stabilizuar sistemi pensional dhe është bërë kursim në Buxhet prej katër miliard denarë, por edhe pensionet janë paguar pa huamarje.

“Pensionet janë stabile dhe vazhdojnë të rriten. ME ndryshimet e fundit ligjore do të rriten aq sa do të rritet edhe inflacioni dhe atë dy herë në vit, madje është paraparë dhe rregullim të tretë në fund të vitit nëse kemi rritje ekonomike prej mbi katër përqind, që sipas shenjave të deritanishme, ka mundësi të ndodhë”, tha Carovska.

Pensioni mesatar u rrit nga 13,754 denarë në dhjetor të 2016-tës në 14.580 denarë me rregullimin e fundit në mars të këtij viti./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...