Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Carovska për nxënësit që nuk kanë kompjuterë: Mësimin le ta ndjekin nga RTM-ja

Zhurnal Ads

Shkup, 29 shtator – Zhurnal.mk – Duke folur për mungesën e kompjuterëve nga nxënësit dhe mësuesit, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska ka këshilluar që fëmijët mësimin ta ndjekin nga kanalet e Radio Televizionit të Maqedonisë, si kanalet 5, 6 dhe kanalet tjera për komunitetet tjera.

“Ne në programin arsimor, sipas resurseve që i kemi sot, gjendjen të cilën e presim, situatat e jashtëzakonshme, kemi siguruar që ata të sigurojnë materiale nga shkollat, të jenë në klasa të pranishëm dhe më e rëndësishmja, se Radio Televizioni tregoi gatishmëri, dhe sipas orarit në klasa, ashtu do të emitohet mësimi në kohëzgjatje prej 15 minuta në televizion në MRT 5, MRT 6 dhe në kanalet tjera të komuniteteve etnike, sepse është e rëndësishme që fëmija të stimulohet qoftë edhe më mësim nga televizioni”, tha Carovska.

Njësitë mësimore në televizion do të fillojnë të emitohen nga 1 tetori, sipas orarit që nxënësit e kanë në klasë.

Postime të ngjashme

Kapacitetet spitalore mbushen me shpejtësi, autoritetet paralajmërojnë orë policore

admin

Zhurnal mëson: Njëri nga 5 nënkryetarët e Kuvendit, Fadil Zendeli nga Lëvizja BESA

Xhenur Iseni

Prodhimi industrial në muajin shtator me rënie prej 3.9 përqind

Xhenur Iseni

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...