Carovska: Raste aktive 0,26 për qind prej 240 mijë nxënësish, nuk ka rekomandim për ndryshimin e modelit të mësimit

Shkup, 1 tetor – Numri i të sapoinfektuarve me koronavirus në shkolla lëvizë prej 0,01 deri në 0,03 në ditë ndërsa raste aktive janë 0,26 për qind nga gjithsej 240 mijë nxënës në shkollë fillore dhe të mesme të cilët mësimin çdo ditë e ndjekin me prani fizike, kumtoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

 

“Ministria e Shëndetësisë doli me qëndrimin se për momentin nuk rekomandojnë ndryshim të modelit të mësimit por se përgatisin skrining të nxënësve”, tha Carovska, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas orës së parë akademike në Fakultetin Matematiko-Natyror në kuadër të UCM.

Shtoi se MASH në ditë është në komunikim me Komisionin për Sëmundje Infektuese dhe me Ministrinë e Shëndetësisë edhe kur procesi të fillojë opinioni do të informohet.Ministria e Shëndetësisë më 23 shtator paralajmëroi metodologji për zbatimin e testimit për skrining për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme me teste të shpejta antigjene për KOVID-19.

Related posts

ASH kërkon seancë urgjente të Kuvendit për vazhdimin e regjistrimit për 10 ditë

D V

Carovska: Nuk ka alternativë më të mirë se edukimi në klasë

Z H

ESHS: Regjistrimi zhvillohet me intensitet normal, qytetarët kanë besim te regjistruesit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More