Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Carovska: Shkollat profesionale me profile të hapura sipas nevojave të tregut të punës

Shkup, 28 janar – Shkollat e mesme profesionale duhet të jenë me profile të hapura sipas nevojave të tregut të punës. Për këtë bashkë me odat ekonomike dhe me vetëqeverisjet lokale dhe Ministrinë do të vlerësojmë për vitin e ardhshëm shkollor në cilën komunë nga cili profil ka nevojë, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se në emisionin Magazina Ekonomike në TV Alsat ku ishte mysafire, ministrja paralajmëroi se për atë qëllim do të organizohen 13 takime në të cilat përgjatë dialogut social në nivel lokal do të konfirmohet se cilët janë profilet të cilat duhet të hapen në shkollat e mesme profesionale. Tashmë është bërë analizë me 450 kompani për nevojat e tyre dhe interesimin për bashkëpunim dhe këto takime lokale do të jenë vetëm konfirmim i analizës.

“Gjatë viteve të kaluara me inercion profilet e njëjta të cilat ishin hapur me dekada dhe mbeten të hapura edhe më tutje, edhe pse nuk iu përgjigjen nevojave reale të tregut të punës. Nxënësit nga këto paralele dhe profile do të mund edhe në praktikë të përfshihen në kompanitë që në ditën e parë të krijohet lidhje ndërmjet shkollave, kompanive dhe nxënësve. Këtë e bëjmë që vetë nxënësit dhe prindërit të arrijnë besim se në komunë ka shkollë e cila nuk është harruar, por përkundrazi është shkollë e cila do t’i sigurojë punë fëmiut tim”, tha Carovska, përcjell Zhurnal.mk

Ministrja tha se verifikimi i profileve sipas kërkesave të sektorit real do të bëhet për vitin e ardhshëm shkollor sepse ato shkolla realisht ekzistojnë.

Sa i përket numrit të nxënësve të cilët regjistrohen në shkollat e mesme, ministrja tha se më e rëndësishme është që të respektohen ligjet.

“Vite të tëra jemi dëshmitarë se shmangen ligjet të cilat parashohin se sa numër të nxënësve mund të regjistrohen në një paralele, por ashtu krijojmë arsim jocilësor. Për këtë ligjet duhet të respektohen dhe ky është mekanizmi i parë. Mekanizmi i dytë është ndryshime në mënyrën e bursave. Nëse me vite të tëra japim bursa për arsim të përgjithshëm, e nuk japim për arsim të mesëm profesional nuk jemi harmonizuar me nevojat reale të sektorit real. Këtë vit publikuam bursa të drejtuara direkt kah arsimi profesional, por për vitin e ardhshëm planifikojmë që bursat të jenë më të motivuara dhe para kohe të publikohen me konkurset dhe nxënësit më të mirë të arsimit fillor. Në këtë mënyrë të jenë më të motivuar që të regjistrohen në shkollat profesionale”, tha Carovska.

Ministrja theksoi se, gjithashtu është me rëndësi që të krijohet besim ndërmjet komunës, kompanisë dhe shkollës sepse ashtu do ta kthejmë besimin në shkollat e mesme profesionale, ndërsa edhe do të kontribuojmë për të ardhme më të mirë të të rinjve. Është e rëndësishme edhe ajo që përfundimi i arsimit të mesëm profesional është gjithnjë fillim më i mirë për regjistrim në fakultetet teknike.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Pendarovski: Armata është e gatshme të intervenojë kudo

Z H

Në manifestimin “Dita e Republikës” në Krushevë, në prezencën e Ahmetit dhe Grubit gjuha shqipe u la në “harresë”, reagojnë funksionar të BDI-së

R Zh

Vuçiç: Serbia është e gatshme të nisë helikopterët për të shuar zjarret në Maqedoni

Z H

Angellov: Nevojitet reformë e plotë e sistemit për menaxhim me kriza

Z H

Deputetët ikin për pushime, zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht

Z H

RMV/ 37 raste të reja me Covid

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...