Agjencia Zhurnal.mk
Arsimi dhe Shkenca Maqedoni

Carovska: Të gjithë duam që më 1 shtator t’i shohim nxënësit në shkolla

Shkup, 9 qershor – Zhurnal.mk – Të gjithë ne kemi të njëjtën dëshirë, e ajo është që në shtator t’i shohim oborret e shkollave të mbushura me buzëqeshje të fëmijëve, klasat të jenë të mbushura me nxënës, ndërsa kjo më së shumti do të varet nga situata epidemiologjike, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Gjatë vizitës në shkollën fillore të Manastirit “Elpida Karamandi”, Carovska theksoi se me kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë janë në komunikim të vazhdueshëm dhe së shpejti do të merret vendim.

“Si ministre, bashkë me kryeministrin dhe ministrin e Shëndetësisë jemi në komunikim të vazhdueshëm në lidhje me kthimin e nxënësve më 1 shtator në shkolla. Të gjithë ne kemi një dëshirë, e ajo është që në shtator t’i shohim oborret e shkollave të mbushura me buzëqeshje të fëmijëve, klasat të jenë të mbushura me nxënës, ndërsa kjo më së shumti do të varet nga situata epidemiologjike. Në këtë pandemi nuk gjendemi sepse duam, por sepse jemi të detyruar, por edhe në sistem të tillë, si shtet dëshmuam se kishim mësim të rregullt me vit të suksesshëm shkollor. Në periudhën e ardhshme do të shqyrtohen të gjitha parametrat dhe së shpejti do të sjellim vendim i cili do të ndahet me publikun në lidhje me kthimin e nxënësve në bankat shkollore më 1 shtator”, deklaroi Carovska.

Theksoi se procesi i reformave në arsimin fillor zhvillohet pandërprerë dhe sipas afateve të parapara.

Thirrjet për kompani të cilat duhet të digjitalizojnë një pjesë të përmbajtjeve, shtoi ministrja, janë të kapshme publikisht dhe së shpejti duhet të përfundojë përzgjedhja që të mundet gjithë procesi gjatë verës të përfundojë, dhe në shtator me përgjegjësi dhe përkushtim, siç tha, të fillojë viti shkollor me koncept të ri për klasën e parë dhe të katërt.

“Në mënyrë shtesë, komunat për momentin po rialokojnë mjete financiare dhe i përforcojnë buxhetet që të mund të sigurojnë të gjitha resurset e nevojshme për klasën e katërt”, tha Carovska.

Në konferencën për media në Manastir nga MASH-i informuan se është publikuar thirrje publike për kompanitë e interesuara që cilat do të punojnë në nivel të gjithë shtetit dhe të cilat do të bëjnë rikonstruim, rinovim dhe pajisje të kabineteve shkollore për shkenca natyrore.

Postime të ngjashme

MSH: Dozën e parë të vaksinës e kanë marë 31% e banorëve mbi 18 vjeç

Z H

Zaev falenderon zjarrfikësit për përkushtimin dhe njofton për ardhjen e 4 helikopterëve ndihmë nga Serbia

Z H

Të falimentuarit në afat prej 30 ditëve të paraqiten në Agjencinë për Punësim

Z H

Komuna Çair dhe zjarrfikësit “Bajram Miftari” në ndihmë në Nagoriçan të Vjetër

Z H

Radev-Pendarovski: Edhe Bullgaria ka probleme me zjarret por do të dërgojnë mjete zjarrfikëse në RMV

Z H

Zjarret në Maqedoni/ Shekerinska njofton për ndihmë nga Sllovenia

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...