Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Çarshia e Shkupit kaq e zbrazur nuk ka qenë as gjatë konfliktit të vitit 2001

Shkup, 25 mars, zhurnal.mk – Koronavirusi e merr tatimin edhe në Çarshinë e vjetër të SHkupit. Dyqanet janë boshe, snhitje nuk ka, e nëse nuk marrin ndihmë nga shteti do të duhet të vendosin drynin dyqaneve të tyre, thonë disa zanetqinjë për Zhurnal.

Dyqane të mbyllura, rrugë të zbrazura, karrike të lëna. Në Çarshinë e vjetër të SHkupit, në të cilën para disa ditëve nuk mund të kalohej nga njerëzit, turistët etj, tani në gishta mund të numërohen personat që kalojnë aty, për shkak masave të rrepta dhe ndalesave për të penguar zgjerimin e koronavirusit. Në ato dyqane ku nuk ka dry para derës, pronarët dhe shitësit qëndrojnë para derës dhe nga distanca bisedojnë me fqinjët. Njerëz nuk ka thonë, e deri sa nuk ka njerëz nuk ka as fitime.

“Njeri të gjallë nuk ka, as nuk punojmë, vetëm pastrojmë, të rregullojmë gjithçka, shëndet, kur të fillojmë prap të punojmë të jetë prap njejtë. Çarshia aq e zbrazur asnjëherë ska qenë, kështu ka qenë vetëm kur ishte konflikti i 2001. 20 vite kështu nuk kemi parë”, thotë një pronarë i një ëmbëltore në Çarshinë e vjetër të SHkupit.

“Sot është më dobët, ndoshta nga shiu, ndoshta nga masat që ka ndërmarr qeveria, nuk e di. Por është shumë më dobët në krahasim me javët e kaluara”, thotë një shitese e byrekëve në Çarshinë e Shkupit.

Si një pjesë e masave të Qeverisë për ndalimit e zvoglimit të virusit, janë mbyllur kafenetë dhe lokalet tjera, ndërsa restorantet vetëm porosisinë ushqim, por pa u ulur askush në to, ndërsa një pjesë e zanaetçinjëve me vetëiniciativë po i mbyllin dyqanet e tyre, për shkak të fitimit të dobët.

Zanaetçinjët janë të pafuqishëm që vetë të ballafaqohen me financat dhe vështirësitë dhe ti mbajnë bizneset likuide në gjendjen e jashtëzakonshme, thonë nga dhoma e zanaetçinjëbve në Shkup.

“Zanaetçinjët po ballafaqohen me situatën që mos të munden të paguajnë obligimet themelore në bazë të rrogës dhe kontributeve për vete dhe punëtorëve të tyre. Kemi obligim dhe duhet së bashku të gjejmë zgjidhje edhe në kushte të pandemisë dhe të parandalojmë mbylljen e bizneseve të zanaetçinjëve dhe largimin nga e punëtorëve nga puna për shkak që pronari nuk mund të paguaj rrogën, dhe të iu mundësojmë të vazhdojmë me veprimtarinë edhe pas përfundimit të pandemisë”, kumtuan nga dhoma e zanaetçinjëve në Shkup.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...