Marc Casado është padyshim zbulimi i këtij sezoni te Barcelona.
Gjiganti katalunas duket se më në fund ka gjetur pasardhësin e Sergio Busquets, pasi Casado është duke shkëlqyer në pozitën e mesfushorit fundor.
21-vjeçari është bërë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e Hansi Flick dhe Barcelona nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga ai.
Në verë katalunasit kishin refuzuar disa oferta nga klubet arabe për të, derisa tani thuhet se Chelsea dhe Manchester United kanë shprehur interesim për lojtarin.
Megjithatë gazeta katalunase Sport ka raportuar se Casado nuk do të largohet për asnjë çmim nga Barcelona dhe klubi po i përgatitë kontratë të re.
Aktualisht mesfushori ka kontratë deri në vitin 2028, derisa te Barcelona po përgatitin kontratën e re deri më 2030 ku do të ketë edhe një klauzolë të lartë largimi.