Agjencia Zhurnal.mk

Casemiro e pranon: Mungesa e tifozëve ndaj Cityt i konvenon Real Madridit

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro e pranon se zhvillimi i takimit në Ligën e Kampionëve me dyer të mbyllura pa praninë e tifozëve i ndihmon skuadrës së “Los Blancos” për ta përmbysur rezultatin.

Kampioni i Spanjës do të udhëtojë të premten drejt Manchesterit për ndeshjen kthyese të 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve kundër “Qytetarëve”, pasi që ndeshjen e parë e kishte humbur 2:1 në “Santiago Bernabeu”.

Real Madridi tani do të tentojë ta përmbysë rezultatin e ndeshjes në Manchester, mirëpo Casemiro beson se skuadra e Zinedine Zidane mund të përfitojë nga zhvillimi i ndeshjes pa tifozë në stadium.

“Pa tifozë, është plotësisht ndryshe. Do të jetë një ndeshje shumë e mirë, por edhe e vështirë për të dyja skuadrat”, ka thënë mesfushori brazilian.

“Por, ne jemi Real Madridi dhe ne e dimë se e kemi një mundësi për të kaluar. Ata s’do t’i kenë tifozët e tyre dhe kjo na favorizon paksa. Megjithatë, lojtarët janë të njëjtë, trajneri është i njëjtë dhe ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa vështirë do të jetë sepse ata e kanë një skuadër të mrekullueshme”, ka thënë Casemiro.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...