Cavaliers rikthehen te fitoret, Bucks mposhtin Sacramenton

nga D V

Është zhvilluar xhiro e radhës në elitën e basketbollit amerikan NBA, ku nuk kanë munguar sfidat spektakolare, por edhe befasitë.

Cleveland Cavaliers janë rikthyer te fitoret në NBA, pasi kanë triumfuar në udhëtim te Indiana Pacers me 10 pikë diferencë 117:127.

Donovan Mitchell ishte fantastik në këtë takim me 35 pikë, nëntë kërcime e tre asistime.

Me lojë të mirë te skuadra fituese u dallua edhe Darius Garland me 24 pikë, derisa Mobley shtoi 22 të tjera.

Fitore të rëndësishme ka marrë edhe Milwaukee Bucks që para tifozëve të vet ka triumfuar ndaj Sacramento Kings me rezultat 130:115.

Rezultatet:

Indiana – Cleveland 117:127

Philadelphia – Oklahoma 102:118

Atlanta – Phoenix 122:117

Chicago – New Orleans 113:119

Milwaukee – Sacramento 130:115

Portland – Brooklyn 114:132

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More