Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Cavani zbulon klubin ku dëshiron ta përfundojë karrierën

Nënshkrimi i ri i Manchester Unitedit, Edinson Cavani është i etur të nënshkruajë për Boca Juniors – pas të ketë përfunduar dy vite kontratë në Old Trafford.

Cavani ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare, me një vit tjetër si opsion shtesë.

33-vjeçari dëshiron të bëjë një ndikim në Ligën Premier, por më pas shpreson të kthehet në Amerikën e Jugut për ta përfunduar karrierën.

Ai pranoi se ka zhvilluar bisedime me nënkryetarin e Boca Juan, Roman Riquelme, rreth një transferimi atje.

“Roman më shkruajti me shumë respekt, ai donte të dinte se si isha në këtë situatë, me një pagë shumë të veçantë dhe ne patëm një bisedë shumë të respektueshme”, ka thënë fillimisht Cavani për ESPN.

“Boca është një gjigant i botës, çdo futbollist do të dëshironte të luante atje. Ka pasur disa uruguaianë që kanë luajtur atje. Pas historisë së futbollit tonë ngjall pak kuriozitet”

“Ka disa sekrete nga biseda me Roman, duhet ta pyesni nëse dëshiron t’i tregojë. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Do të ishte shumë mirë të ishim në gjendje të luanim në Boca një ditë”.

“Unë kam një kontratë dy-vjeçare me Manchester Unitedin. Dua të bëj më të mirën këtu. Ndihem mirë”.

“Dita kur të kthehem në Amerikën e Jugut nuk do të jetë kur nuk do të më mbetet asgjë për të dhënë. Jam realist, dua të luaj derisa të ndihem mirë. Do të luaj këto dy vjet dhe do të shoh nëse vazhdoj apo kthehem në Amerikë të Jugut”, përfundoi sulmuesi. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Goce Sedlloski emërohet trajner i ri i FC Shkupit

Z H

E ardhmja e Mbappe, Pochettino: Do luftoj deri në pikën e fundit për të

Z H

Pique rrezikon të humbasë finalen e Kupës së Mbretit

Z H

Leon Dajaku ia huq keq, thotë se në Kosovë flitet “kosovarçe”

Z H

Solskjaer: Roma klub me histori, mezi po e presim sfidën gjysmëfinale

Z H

Ekipi i NBA-së pranë shitjes për vlerën e 1.5 miliardë dollarëve

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...