Agjencia Zhurnal.mk

Çavkovit nuk i kujtohen hollësitë nga arrestimi i Lube Boshkoskit

Shkup, 10 maj – Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtor i BSP, Mitko Çavkov nuk i kujtohen hollësitë për arrestimin e Lube Boshkovskit më 6 qershor të vitit 2011, por është i sigurt se gjithçka është dokumentuar, si për të gjitha rastet tjera. Ai dëshmoi në seancën e sotme gjyqësore për lëndën “Tortura” të PSP-së, për arrestimin e Boshkovskit një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, sepse atëherë ka qenë shef i Sektorit për krim të organizuar.

Përmendi se i kujtohet që arrestimi është zbatuar për shkak indikacioneve për vepër penale të korruptuar lidhur e financim të partive politike, por shtoi se ai nuk e ka dhënë urdhrin për arrestim, por prokurori publik. Siç tha, e din se në hetim paraprakisht janë shfrytëzuar edhe masa të posaçme hetuese.

Në pyeten e prokurorit Lubomir Lape nëse personalisht i është paraqitur komandantit të Alfave ta arrestojë Boshkovskin, Çavkov tha se nuk i kujtohet.

“Kjo periudhë përputhet me atë kur unë kam qenë në koronografi në spital. Nuk më kujtohet”, tha Çavkov.

Në lëndën “Tortura” akuzohen ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalko edhe gjashtë pjesëtarë të tjerë të alfave mes të cilëve edhe ish-komandantin Ivica Ançevski – Puki. Ato akuzohen për veprim jonjerëzor dhe nënçmim gjatë arrestimit të Boshkovskit në hetimin për financim kundërligjorë gjatë fushatës zgjedhore.

Çavkov, megjithatë, është në paraburgim në burgun “Shkupi” deri sa të bëhet i plotfuqishme aktvendimi për sulmin në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Në fillim të dëshmisë tha se sot në mëngjes nuk e ka pasur të qartë pse është dërguar nga burgu i Shtukës në Gjykatën Penale derisa nuk është thirrur për të dëshmuar për lëndën “Tortura”.

Në seancën e sotme do të merren në pyetje edhe dy dëshmitarë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...