Maqedoni

Çdo e teta vdekje në Evropë është e lidhur me ndotjen, edhe Maqedonia e Veriut në listë

Zhurnal Ads

Shkup, 9 shtator, zhurnal.mk – Ndotja e ambientit jetësorë sjell deri te qindra mijëra raste të vdekjes për çdo vitë, ndërsa një nga tetë rastet në Evropë ka të bëjë me ndotjen e ambientit jetërorë, publikoi sot Agjencioni për mbrojtjen e ambientit jetësorë të Bashkimit Evropian në raportin e saj më të ri, transmeton Zhurnal.

Sipas të dhënave të Agjencisë, situata është më e rëndë në Ballkan, ndërsa vendet me përqindje më të madhe të rasteve të vdekjes si rezultat i ndotjes janë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Romania, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Ndotja e ajrit, kualiteti i ulët i ujit etj, janë arsyeja për 13% të të gjithë rasteve të vdekjes. Përqindja e rasteve të vdekjes që kanë të bëjnë me ndotjen lëvizë nga 9% në Norvegji dhe Islandë deri më 23% në Shqipëri dhe 27% në Bosnjë dhe Hercegovinë. Në BE gjendja më e rëndë është në Romani, ku 19% e rasteve të vdekjes janë të lidhur me ndotjen, thuhet në raportin e Agjencisë për mbrojtje të ambientit jetësorë të BE-së.

Postime të ngjashme

Popovski: Qeveria të zbusë shokun e qytetarëve, jemi shtet me borxh të lartë

T E

862 raste të reja, 14 të vdekur dhe 223 të shëruar, bilanci i fundit me Covid 19

T E

LSDM: Mickoski vazhdon të bëjë dëm kombëtar

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...