Shkup, 6 mars – Çdo fillim e ka një fund. Fillimet e kryetarit të BFI-së, Shaqir Fetahu në këtë institucion janë të hershme, por si duket tani ka ardhur fundi. Shansin e dhënë për të udhëhequr këtë institucion nuk arriti ta shfrytëzojë në funksion të avancimit të jetës fetare, por ndodhi e kundërta. Që nga ardhja e tij në kreun e BFI-së, sado kontraverse, Fetahu vetëm shkaktoi ndasi, mosbesim dhe përçarje mes shokëve, kolegëve e bashkëpunëtorëve. Nuk e themi ne, e thonë shumë prej atyre që kanë qenë dhe që janë ende pjesë e BFI-së!
Pikërisht sipas tyre, kjo nuk ishte dobësia e vetme. Nuk zgjati shumë, e në shesh, respektivisht në mediume, u paraqitën dyshime për malverzime. Dyshimet kanë të bëjnë me lartësinë e pagës së tij, e ku qarkulluan informacione se ajo është deri 7.500 euro!!! Jo shtatëqind e pesëdhjetë, por plot shtatë mijë e pesëqind euro është rroga e kryetarit të BFI-së sipas raportimit të mediumeve, shkruan Zhurnal.
“Nëse burimet financiare të BFI-së janë të përcaktuara nga vetë kushtetuta dhe kryesisht vijnë nga besimtarët, mendojmë se është e drejtë që Kryetari i saj të shpallë publikisht pagën e tij, e cila sipas informacioneve është disa herë më e lartë se të ardhurat e Presidentit të Shtetit.
Duke marrë parasysh që BFI nuk komunikon me media, dhe në të kaluarën kemi mbetur me pyetje pa përgjigje të dorëzuara në shërbimet e BFI-së, megjithatë këtë herë publikisht i bëjmë pyetjen Reisit Fetait: A është e vërtetë që paga juaj vjetore bruto është rreth 90.000 (nëntëdhjetë mijë) euro, pra paga bruto mujore 7.500 (shtatë mijë e pesëqind) euro, ku nuk përfshihen shtesat tjera, si tarifat, mëditjet… etj?! Dhe a ka një vendim të duhur të Rijasetit të BFI-së për shumën e të ardhurave mujore të Reisit Shaqir Fetai?”, kanë shkruar disa media.
Nuk bëhet fjalë vetëm për dyshimet për malverzime me pagën dhe me beneficionet tjera. Në bazë të asaj që flasin ish bashkëpunëtorët e tij, si duket bëhet fjalë edhe për mungesën e kapacitetit të nevojshëm të Fetahut për të udhëhequr këtë institucion. Nuk mund të udhëhiqet një institucion i madh dhe i rëndëishëm bazuar në paranoja, siç tregojnë ish bashkëpunëtorët e tij por edhe bashkëpunëtorë të tanishëm, të stilit ky po më përgatit puç, ai po më përgatit puç… Aq më pak guxohet që në bazë të paranojave e dyshimeve të pabaza të meren vendime që dëmtojnë rëndë institucionin. Nëse dikush ka paranoja dhe dyshime të pabaza, ka institucione të posaçme ku mund të kurohet, por jo ato të jenë bazë për veprimin në kreun e një institucioni.
Se situata në BFI është bë e padurueshme tregoi edhe vizita e djeshme e hoxhallarëve nga Tetova, që më kot u munduan ta bindin të ndërpresë hapat që shkojnë në dëm të BFI-së si instiitucion qendror dhe në dëm të Myftinisë së Tetovës, si një nga Myftinitë bazë që përbën BFI-në. E kuptojmë habinë e tyre të madhe kur kanë hasur në refuzimin e Fetahut për të lejuar kamerat nga takimi. Mirë që edhe hoxhallarët “në vendin e ngjarjes”’, siç themi ne gazetarët, u vërtetuan se në çfarë situate janë punonjësit mediatikë kur duhet të raportojnë për punën e BFI-së. Vetë e than se Fetahu injoroi vullnetin e mbi 230 mijë besimtarëve të Tetovës me rrethinë. Ne si medium tani e disa muaj me radhë përballemi me të njëjtin problem.
Sa e sa herë i jemi drejtuar me pyetje BFI-së dhe kryetarit të saj, por përgjigje nuk kemi marë. Kanë kaluar muaj dhe heshtja vazhdon. Athua pse? Aq nuk paska kohë të përgjigjet ndaj tri-katër pyetjeve? Athua nuk paska shërbime BFI që të kthejnë përgjigje ndaj pyetjeve që ua parashtrojnë mediumet? Normal që kanë, por me siguri edhe ata nuk mud të përgjigjen pa marrë leje prej kryetarit të BFI-së. Kurse pyetjet janë mjaft të thjeshta, e përgjigjet mundtë jenë edhe më të lehta, nëse ekziston vullneti për t’u përgjigjur dhe kuptohet nëse nuk ka diçka të dyshimtë në prapavijë.
– Sa është paga mujore e kryetarit të BFI-së, Shaqir Fetahu?
– A është e saktë se për punën e tij të palodhshme kryetari Fetahu mer pagë mujore në vlerë 7.500 euro?
– A i bëhet me vonesë paga mujore kryetarit të BFI-së, Fetahu?
– Sa është paga mujore e imamëve dhe hatibëve të xhamive dhe sa muaj u vonohet atyre paga?
Këto janë pyetjet që nuk marrin përgjigje më shumë se dy muaj. Nëse janë të pasakta është shumë lehtë, mund të shpalosen dokumente adekuate që mbyllin dilemat në fjalë, duke i demantuar ato në mënyrë të dokumentuar? Po parashtrohet pyetja: Çka nëse këto dyshime janë të sakta? A nuk do të ishte turp që një udhëheqës fetar, i cilitdo institucion qoftë në një vend të varfër si Maqedonia e Veriut, të ketë pagë prej 7.500 eurove? Çka do i duhej fundja një udhëheqësi fetar një pagë aq e lartë, kur dihet se ai e ka tw ndaluar të shkon në kazino, bastore, në lokale me alkool, apo në bare të ndryshme!, shkruan Zhurnal. Ku mund t’i harxhon një udhëheqës fetar gjithë ato para?
Mençuri është të dish se kur duhet të shkosh diku, por mençuri edhe më e madhe është nëse e din kur duhet të largohesh prej atje. Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kur duhet të vijë në shprehje urtësia e një udhëheqësi fetar musliman, ndoshta është momenti më i mirë që kryetari BFI-së t’ia parashtrojë vetes pyetjen: A i ka ardhur fundi Shaqir Fetahut në kreun e BFI-së? Mos ndoshta ka ardhur koha Shaqir Fetahu të kthehet imam në Çegran, sepse BFI-në e bëri “mish-mash”. Përgjigjen adekuate e din më së miri ai vetë, nëse gjykon me urtësi dhe sinqeritet!/Zhurnal