“Çdo jetë e humbur është kujtesë e re se nuk guxojmë të heshtim” – protestë e re në Shkup

nga Xh M

Shkup, 16 shkurt – Me pikënisje para Sallës Universale, ku u godit për vdekje vajza e re Frosina, përsëri u organizua marsh protestues!

“Qyteti ynë dhe shoqëria jonë kanë nevojë për ne, si një kolektiv që kërkon përgjegjësi, drejtësi dhe siguri për çdo qytetar”, thonë nga kjo Lëvizje, sepse sipas tyre, sistemi që duhet të na mbrojë dështon, hesht dhe na e dëshmon çdo ditë mosfunksionimin e tij.

“Ne pritëm shumë gjatë që dikush tjetër t’i përmirësojë gjërat, të bëjë ndryshime reale, të na sigurojë cilësinë e jetës që meritojmë. Është koha t’i kërkojmë vetë! Është koha t’u rikujtojmë autoritetet se kujt i shërbejnë dhe pse janë në funksionet e tyre. Kjo protestë është akt politik, por nuk guxon të jetë mjet partiak. Kjo është pikërisht ajo që ne po luftojmë”.

Rruga e protestës nisi nga Salla Universale në rrugën Partizanska, vazhdoi te Qeveria në rrugën Ilindenska dhe përfundoi te Kompleksi i gjykatave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More