Agjencia Zhurnal.mk

Çdo lehonë pozitive me koronavirus në spitalin në Kumanovë mund të lindë në mënyrë plotësisht të sigurt

Kumanovë, 24 prill – Në Departamentin e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Kumanovë respektohet protokolli dhe ekziston një pjesë e veçantë për izolim ku çdo nënë që është pozitive me koronavirus mund të kryejë lindje në mënyrë plotësisht të sigurt. Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me këtë departament, dhe pacientët nga atje sipas nevojës dërgohen në Shkup, tha sot në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, shtoi se repartet në spitalin në Kumanovë, përkundër faktit se disa nga stafi nuk erdhën në punë për shkak të virusit, ende punojnë plotësisht sa herë që mund të organizohet puna.

“Spitali në Kumanovë, duke pasur parasysh që ka një numër të madh të stafit që nuk shkojnë në punë, disa ishin të sëmurë, disa ishin në izolim sipas kontakteve dhe pyetësorit, departamentet punojnë plotësisht  ku mund të organizohet puna, konkretisht për departamentin e gjinekologjisë dhe për departamentin e Sëmundjeve Infektive jemi në komunikim të përditshëm dhe sipas nevojës të gjithë ata pacientë dërgohen në Shkup, pas njoftimit paraprak. Në një moment të gjithë pacientët që janë shtruar në spital në repartin infektiv, disa janë lëshuar në shtëpi, sipas vlerësimit, disa në Shkup, më tej janë pranuar pesëmbëdhjetë pacientë të rinj, por në koordinim që atje puna mund të organizohet”, tha Filipçe.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...