Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Çdo mësues duhet të testohet për COVID-19”/ Çfarë rekomandon Basha në prag të nisjes së vitit të ri shkollor

Zhurnal Ads

Në pragë të nisjes së vitit të ri shkollor, kryetari i PD, Lulzim Basha kërkon që çdo mësues të testohet për covid-19 që ditën e parë të shkollës.

Në një postim në Facebook, Basha rekomandon të bëhen testime periodike për të shmangur zinxhirin infektues.

Sipas tij, nuk mjafton vetëm dizinfektimi dhe klasat me turne, por duhen masa urjgente për të mbrojtur fëmijët dhe stafin pedagogjik.

“Nuk mjafton vetëm dizinfektimi dhe klasat me turne, duhen masa urjgente për të mbrojtur fëmijët dhe stafin pedagogjik. Tashmë shumë, pranë nisja e vitit të ri shkollor është një ditë e mirëpritur nga mijra nxënës, prindër dhe staf pedagogjik në të gjithë vendin. Ky vit nis në kushte të vështira për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Javët e fundit numri i të prekurve me covid19 vazhdon të jetë të lartë ndërkohë që mbetet detyrë parësore e qeverisë të marrë masa konkrete për të shmangur përhapjen e virusit mes nxënësve dhe mësuesve.

Veç dezifektimit të ambjenteve shkollore, mësimit me turne për të shmangur klasat me shumë nxënës, duhet kryer urgjentisht dhe testim masiv për të gjithë stafin mesimor. Çdo mësues ditën e parë të shkollës duhet të ketë rezultatin e testit të covid 19. Me testime të shpeshta të stafit mësimor në vazhdim, do të mund të shmanget dhe një zinxhir i mundshëm infeksioni që do ta rëndonte edhe më tej situatën”, tha kryedemokrati.

Sipas tij, ky plan do të zbatohet nga Kosova.

“Ndërkohë qe Kosova pritet ta zbatojë këtë plan, qeveria shqiptare duhet të nisë urgjentisht marrjen e masave për  të siguruar testimet për stafin mësimor. Jeta dhe shëndeti i mësuesve, nxënësve dhe të gjithë shqiptarëve është sot më i rëndësishëm se çdo shoë politik”, shkruan Basha.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Fuga: Një lidhje hekurudhore Nish-Durrës, me rëndësi gjeopolitike e turistike, të rinjtë me 50 € do vizitojnë Evropën

admin

Covid-19/ Akademia e Shkencave: Nr.i të infektuarve realë mund të jetë deri 10-15 herë më i lartë

S.B.

1 vjeçari dhunohet në çerdhe, edukatorja: Është shumë i bardhë, sa e kap nxihet! Bashkëshorti kërcënon prindërit të mos bëjnë denoncim

T E

Dhunon dhe plagos me thikë një person, policia nuk reagon në Kavajë

admin

I vihet flaka pemës së Krishtlindjeve në sheshin ‘Skënderbej’

T E

Ndryshimet Kushtetuese për Kodin Zgjedhor/ Ndërkombëtarët dhe Meta kërkuan Venecia-n, mblidhet sot Kuvendi

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...