Çdo pasuri mbi 30 mijë euro do të konfiskohet nëse nuk ka vërtetim prej nga është fituar

Shkup, 22 shtator – Të gjithë që nuk do të mund ta dëshmojnë origjinën e pasurisë në vlerë prej mbi 30 mijë euro të arritur gjatë vitit të kaluar, ajo do të konfiskohet, parasheh draft versioni i Ligjit për origjinën e pasurisë, i cili për herë të parë sillet në vend.

Zëvendëskryeministri përgjegjës për Luftën Kundër Korrupsionit, Lupço Nikollovski sot në paraqitjen në konferencë për detektimin dhe uljen e ekonomisë gri ka zbardhur se draft versioni është gati dhe se do të dërgohet në Komisionin e Venecias.

Ligji nuk ka të bëjë vetëm me funksionarët, por me të gjithë qytetarët sepse përvoja tregon se funksionarët ua shënojnë pronën e jashtëligjshme personave të tjerë, ndërsa pas përfundimit të funksionit e kthejnë.

“Ky ligj përmes veprimit qytetar për konfiskim, të cilin e sollëm, do të vlejë për të gjithë personat të cilët nuk do të munden në ndonjë periudhë të caktuar kohore ta dëshmojnë origjinën e pasurisë. Domethënë do të vlejë për të gjithë personat, jo vetëm për funksionarët. Procedura do të jetë qytetare, e shpejtë, e jo penale dhe do të ketë prag adekuat i cili momentalisht në draft versionin është 30 mijë euro”, tha Nikollovski në paraqitjen në konferencën të cilën e organizoi UNDP dhe Ministria e Financave.

Related posts

Boçvarski: Përfundoi procedura për kontroll dhe vërejtje në ligjin e ri për ndërtime pa leje

Redaksia

Shpërthen zjarr në një pus nafte në Patos

Redaksia

Pendarovski u drejtua në gjuhën e shenjave: Le të ndihmojmë në tejkalimin e barrierave në komunikimin me institucionet (video)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More