Bota

Çdo përmbajtje që i dëshiron vdekje Presidentit Trump, do të hiqet nga rrjetet sociale

Pas lajmit se presidenti Donald Trump ka rezultuar pozitiv me COVID-19, kompanitë e mediave sociale kanë shprehur një mesazh të qartë: Çdo përmbajtje që i dëshiron vdekje kujtdo, përfshirë presidentit, do të hiqet nga rrjetet sociale.

Pasi presidenti njoftoi se ai dhe zonja e parë Melania Trump dolën pozitivë për coronavirus herët në mëngjes të premten, shumë njerëz, përfshirë kundërsh

Por shumë përdorues të mediave sociale nuk uruan të njëjtën gjë, ku shumë prej përdoruesve në Facebook, Twitter dhe TikTok u kanë dëshiruar atij vdekje në postimet e tyre.

Por këto tri rrjete sociale kanë thënë se ato shkrime me përmbajtje që i dëshirojnë vdekje dikujt, e në veçanti Donald Trump-it do të hiqen, transmeton Telegrafi.

Twitter tha të premten në mbrëmje se: Shkrimet që i dëshirojnë ose shpresojnë për vdekje, dëmtime të rënda trupore ose sëmundje fatale kundër dikujt, nuk lejohen dhe do të hiqen. Kjo nuk do të thotë automatikisht “bllokim të llogarisë”.

Twitter kërkon që përdoruesit të raportojnë çdo formë abuzimi ose ngacmimi në platformë.

“Abuzimi dhe ngacmimi nuk kanë vend në Twitter”, i tha një zëdhënës CBS News të shtunën.

Facebook dhe TikTok, po ashtu kanë thënë se do t’i heqin postimet që dëshironin vdekjen e presidentit.

Presidenti Trump njoftoi herët në mëngjes të premten se kishte rezultuar pozitiv për COVID-19.

Postime të ngjashme

Vaksina në Kanada, mjekët: Vaksinimi i popullatës do të përfundojë shtatorin e vitit 2021

T E

Tërmet me fuqi 5,2 ballë godet Iranin

admin

“Nuk dua të hyj në histori si Presidenti që derdhi gjak”, Kreu i Shtetit tërhiqet pas protestave masive

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...