Agjencia Zhurnal.mk

Ceballos tregon se Real Madridi i kërkoi të mbetet në klub, por zgjodhi përsëri Arsenalin

Mesfushori i Arsenalit, Dani Ceballos ka zbuluar se Real Madrid i kërkoi atij të qëndronte në klub këtë sezon para se të kthehej në Angli në një marrëveshje huazimi.

Spanjolli u kthye te londinezët me një marrëveshje huazimi një-sezonale këtë verë pas një periudhe të suksesshme 2019-20 në klub, ndërsa ka zbuluar se drejtuesit e Los Blancos i kërkuan të mbeten në Santiago Bernabeu.

“Fola me Real Madridin dhe iu thash që Mikel Arteta donte që unë të kthehesha. Ata më kërkuan të prisja, por unë isha i qartë që doja të kthehesha në klubin tim, ku kisha gjetur nivelin tim më të mirë”, shpjegoi fillimisht Ceballos për Marca.

“Ju uleni për të vlerësuar që Euro dhe Lojërat Olimpike po vijnë dhe e dini që duhet të luani një rol të rëndësishëm për t’u ftuar në ekipin kombëtar”.

“Me Mikel gjeta lumturinë si lojtar dhe si person. Dhe kjo është thelbësore për një lojtar”, përfundoi spanjolli.

Ishte dukur gjithnjë e më e vështirë se ai do të jetë një pjesë e skuadrës së ekipit të parë në Los Blancos, pjesërisht për shkak të marrëdhënies së tij të ngrirë me trajnerin Zinedine Zidane.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...