Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Ceferin: 20 korriku dhe 3 gushti nuk janë data zyrtare për të mbyllur kampionatet

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin sqaron se datat e 20 korrikut dhe 3 gushtit për t’i mbyllur kampionatet deri më tani ka qenë vetëm një afat ‘provizor dhe jozyrtar’.

Shefi i UEFA-s ka shkruar një letër për të konfirmuar se gjatë takimeve me 55 shoqatat që janë pjesë e UEFA-s, datat që janë paraqitur për përfundimin e kampionateve kombëtare evropiane kanë qenë vetëm ‘rekomandime, të formuluara përkohësisht dhe jozyrtare’.

“Datat e 20 korrikut (për shoqatat kombëtare të renditura nga 16 në 55 në renditjen e UEFA-s) dhe 3 gusht (nga vendi 1 deri në 15) u përshkruan në prezantimet e bëra në takimet me sekretarët dhe presidentët e 55 shoqatave të lidhura me UEFA-n më 21 prill dhe në takimet midis UEFA-s, Shoqatës Evropiane të Klubeve dhe grupeve të punës”.

“Megjithatë, gjatë këtyre takimeve, ne kemi përmendur gjithmonë se këto data janë vetëm rekomandime, të formuluara përkohësisht dhe jozyrtare”, shkruan letra e Ceferin e publikuar nga Les Parisien.

Superliga e Kosovës e ka pasur afatin deri më 20 korriku, që tashmë edhe mund të shtyhet, duke parë që kjo datë nuk është zyrtare. /Telegrafi/

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...