Agjencia Zhurnal.mk

Çekët i frikësohen më të keqes nga tifozët e tyre, thirrjet raciste dhe politike mund ta ‘kualifikojnë’ Kosovën në Euro 2020

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Çekisë do të luajnë sot (e enjte) në mbrëmje përballjen e madhe të tyre për eliminatoret e Grupit A për Euro 2020.

Ndeshja e futbollit mes Republikës Çeke dhe Kosovës, e cila është thelbësore për kualifikim në Kampionatit Evropian ka ngjallur frikë tek vendasit.

Disa nga tifozët brohorasin “Kosova është Serbi” kryesisht gjatë ndeshjeve me skuadrat serbe, të cilat jo vetëm që mund të mërzisin tifozët dhe lojtarët e mysafirëve, por gjithashtu të çojnë në një dënim nga UEFA.

Sipas mediumit çek Idnes.cz, në raste ekstreme, dënimi mund të jetë deri në rezultat zyrtar dhe heqje pike dhe kësaj i frikësohen.

Presidenti i vendit, Milos Zeman gjithashtu kundërshton Kosovën e pavarur.

Tifozët e Sparta Pragës janë të vëllazëruar me ata të Crvena Zvezdas nga Beogradi dhe kjo i frikësohet gjithashtu vendasit se mund të ketë thirrje politike që mund t’i dënojnë.

Këtë shtator, kur Çekia luajti në Kosovë, Prishtinë, policia arrestoi para ndeshjes tetë shtetas çek, nga ta gjashtë burra.

Policia kishte gjetur një dron, një flamur serb dhe një flamur të madh “Kosova është Serbia”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...