Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Çekia drejt katastrofës totale në spitale për shkak të Covid-19

Me rreth 20 000 vdekje nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë, Republika Çeke shtrëngoi sërish kufizimet, ndërkohë që sistemi shëndetësor ndodhet në limitet e tij.

Numri i njerëzve të infektuar që nga fillimi i pandemisë u rrit me 14 457 brenda 24 orëve.

“Për shkak të numrit dramatik të infeksioneve të koronavirusit, Republika Çeke do të kufizojë në mënyrë drastike lirinë e lëvizjes së njerëzve në të gjithë vendin”, njoftoi ministri i Brendshëm, Jan Hamacek.

Nga e hëna, njerëzit do të lejohen të largohen nga distriktet e tyre përkatëse në raste të jashtëzakonshme.

Udhëtimet për në punë, te mjeku dhe tek autoritetet janë akoma të lejuara, me kusht që njerëzit të mund të japin prova të besueshme.

Kryeministri Andrej Babis paralajmëroi këtë javë se vendi po shkonte drejt një “katastrofe totale” në spitale, nëse infeksionet nuk fillojnë të ulen.

Parlamenti miratoi legjislacionin që lejon kufizime të gjera, të tilla edhe si mbyllja e dyqaneve.

Postime të ngjashme

SHBA: Pikëpyetje për motivet e Moskës në kufirin me Ukrainën

R Zh

Pse Amerika është kundër “pasaportës së vaksinimit”?

R Zh

Franca do ta zgjasë kohën e administrimit të dozave kundër COVID-19

R Zh

BE: Kompromis me SHBA për mosmarrëveshjen tregtare

R Zh

Kina kundërshton politizimin e Lojërave Olimpike

R Zh

Deti i Kinës Jugore nuk duhet të bëhet arenë përplasjesh

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...