Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Çekia i jep fund gjendjes së jashtëzakonshme

Qeveria çeke humbi votimin në Parlament për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ligjvënësit e refuzuan kërkesën e kryeministrit Andrej Babis për të zgjatur gjendjen e tillë përtej 14 shkurtit, me gjithë paralajmërimet e tij për kolapsin e mundshëm të sistemit shëndetësor, për shkak të numrit të lartë të rasteve me koronavirus.

Çekia, me 10.7 milionë banorë, është nën nivele të ndryshme bllokimi qysh në tetor.

Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, Çekia, në dy javët e fundit, ka qenë e dyta në Evropë, pas Portugalisë, sa u përket rasteve ditore me koronavirus.

Ky vend ka konfirmuar mbi 17,700 viktima me koronavirus – një nga normat më të larta në botë për kokë banori.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kaluar 1.6 milion.

Mosvazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme pritet të çojë në rihapjen e dyqaneve dhe heqjen e orës policore, nga java e ardhshme.

“Lehtësimi total dhe përhapja e pakontrolluar e infeksioneve, duke përfshirë mutacionet e reja të virusit, është rrugë drejt mbingarkimit të mëtejshëm të spitaleve dhe kolapsit të rrjetit spitalor”, tha Babis.

Opozita në Parlamentin çek tha se Qeveria po vepron në mënyrë kaotike dhe se ajo nuk i ka pranuar kërkesat për një legjislacion të ri për pandeminë, për rishikimin e masave ekzistuese, për kompensim më të lartë për sipërmarrësit dhe njerëzit në karantinë, si dhe për plane më të qarta për rihapjen e shkollave.

Postime të ngjashme

SHBA-ja dhe Britania fajësojnë Iranin për sulmin vdekjeprurës ndaj një cisterne

D V

Atletja bjelloruse konsiderohet e sigurt në Tokio, vendet e BE-së i ofrojnë viza

D V

Shpëtohen 700 migrantë që tentuan të kalojnë Mesdheun

D V

Gjermanët protestojnë kundër kufizimeve për koronavirus

D V

Gjenerali që mori pushtetin në Mianmar thotë se gjendja emergjente mund të zgjasë deri në vitin 2023

D V

Irani mohon se e ka sulmuar cisternën e naftës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...