Agjencia Zhurnal.mk

Çekia i jep lamtumirën koronavirusit me një festë të madhe, me mijëra njerëz

OBSH paralajmëroi këtë javë se pandemia është shumë larg fundit, por në Republikën Çeke është mbajtur një festë për t’i dhënë lamtumirën koronavirusit, edhe pse infeksioni vazhdon t’i prekë njerëzit edhe në Çeki.

Mijëra njerëz janë mbledhur në një tavolinë 500 metra të gjatë ne urën Charles në Pragë ditën e djeshme, kur kanë shtruar një banket me ushqime dhe pije të marra nga shtëpia.

Grumbullimet ishin masive duke e bërë distancimin social të pamundur për t’u mbajtur.

Çekia, një vend me 10 milionë banorë, ka pasur më pak se 12,000 infeksione dhe rreth 350 viktima nga koronavirusi.

Vendasit organizuan festën në mungesë të turistëve dhe shijuan udhqimet, pijet dhe performuesit lokalë të gjithë së bashku, sikur koronavirusi të ishte zhdukur.

“Duam të festojmë fundin e krizës së koronavirusit duke i lejuar njerëzit të takohen, të tregojnë që s’kanë frikë të takohen dhe nuk kanë frikë të marrin një copë sanduiç nga fqinjët”, -është shprehur Ondrej Kobza, një nga organizatorët e festës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...