Çekia konfirmon viktimën e parë nga përmbytjet

nga D V

Stuhia Boris që goditi Evropën gjatë fundjavës, ka çuar në evakuime masive dhe shkatërrim të gjerë të shtëpive.

Bëhet e ditur se në Republikën Çeke, mbi 200 zona janë ende në alarm për përmbytjet, me viktimat e para të raportuara së fundmi: një person është konfirmuar i vdekur në lumin Krasovka në veri të Moravisë.

Policia ka raportuar shtatë persona të zhdukur për shkak të përmbytjeve, të cilët kanë rënë në lumenj dhe përrenj, si dhe veturat e të cilëve janë përfshirë në ujërat e trazuara, shkruajnë mediat e huaja.

Ndër qytetet më të goditura është qyteti i Krnovit në Moravi, ku rreth 70-80% e qytetit është nën ujë; kryebashkiaku raporton se situata është shumë më e keqe tani sesa në përmbytjen katastrofike të vitit 1997.

Ndryshe, reshjet vazhdojnë, duke prekur kryesisht lumenjtë Chrudimka, Opava dhe Odra, megjithëse nivelet e ujit janë në rënie.

Disa mijëra njerëz janë evakuuar, kryesisht në qytete në të gjithë lindjen e vendit.

Rreth 200,000 qytetarë kanë mbetur pa energji.

Andaj, qeveria do të mbajë një mbledhje urgjente për të diskutuar ndihmën për rajonet e prekura.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More