Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Çekia për të tretën ditë radhazi, me shifër rekord rastesh me koronavirus

Republika Çeke njoftoi për 5,394 raste të reja me koronavirus, të regjistruara të enjten. Kjo është shifra e tretë rekord me radhë në vendin me 10.7 milionë banorë.

“Numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 100,757”, njoftoi Ministria çeke e Shëndetësisë të premten. Sipas të dhënave të saj, numri i viktimave në vend ka arritur në 869.

Këtë javë, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve vlerësoi se rritja e numrit të të infektuarve në Çeki është më e shpejta në Evropë.

Nga 5 tetori, ky vend ka rikthyer gjendjen e jashtëzakonshme, duke kufizuar tubimet e njerëzve në 20 vetë jashtë dhe 10 vetë brenda, duke ndaluar pjesëmarrjen e audiencave në ngjarjet sportive, duke mbyllur shkollat e mesme dhe duke kërkuar nga studentët e mjekësisë të ndihmojnë në spitale.

Autoritetet pritet të shpallin të premten masa të reja kufizuese. Çekia, fillimisht, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në mars, kur edhe ka shpërthyer pandemia e koronavirusit, dhe e ka hequr atë dy muaj më vonë.

Postime të ngjashme

Qendër terapie me protone për pacientët e vegjël me sëmundje të renda

R Zh

CMG-ja: Një vend, dy sisteme, mënyra më e mirë institucionale për stabilitetin afatgjatë në Hong-Kong

R Zh

Avioni bën ulje të detyruar në Sofje! Pasagjeri sulmoi stjuardesën dhe…

T E

Frika nga protesta e grave, Pallati Presidencial rrethohet me barrikada para 8 marsit

T E

Tërmet tjetër me madhësi 4.2 të shkallës Rihter “trondit” Larisën

T E

Piloti fik motorrët e avionit me 101 persona në bord, tmerrohen pasagjerët

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...