Agjencia Zhurnal.mk

Çelja e negociatave, Ekspertët: Sfidë që kërkon reforma demokratike

Shkup, 25 mars, zhurnal.mk – Ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së u dakorduan për fillim të negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Në takimin e parë të realizuar online, ministrat vlerësuan se me metodologjinë e re të zgjerimit të propozuar nga Komisioni Evropian dhe me progresin e deritanishëm të Shkupit e Tiranës janë tejkaluar barrierat për fillim të negociatave për anëtarësim. Pas vendimit pozitiv në Këshillin e Ministrave mbetet që Komisioni Evropian të përgatisë kornizën negociuese për dy shtetet dhe përfundimisht institucioni më i lartë vendimmarrës, Këshilli Evropian të sjellë vendimin për fillimin e negociatave.

Ekspertët vlersojnë se ky vendim ishte i merituar për vendin tonë, por ata thonë se njëkohësisht është sfidë që kërkon reforma demokratike.

Profesori universitar Mersel Bilalli për Zhurnal shprehet se vendimi për dhënien e bisedimeve Maqedonisë së Veriut dhe Shqiperisë nuk ishte e papritur, pasi pas refuzimit nga viti i kaluar, Ballkani Perendimor sikur seriozisht u përfshi nga valë e madhe e evroskepticizmit, që në thelb realisht kërcënonte të shemb ekuilibrin gjeopolitik evropian dhe më gjërë.

“Në këtë drejtim madje nuk munguan edhe sulmet dhe kritikat e ashpra të cilat më së shumti ishin të drejtuar ndaj presidentit francez Makron, i cili si duket shpejt e kuptoj gabimin kardinal politik, të cilin në vazhdim e shpërlau me njëfar metodologjie të rë të procesit negociator, që në esencë është interes edhe i shteteve në proces, pasi nuk i le të stagnojnë apo të kthehen prap. Madje duhet potencuar se jorastesisht ndodhi që kësaj here vendimi për negociata të miratohen në Këshillin Evropian si konstrukt i shefave të shteteve apo qeverive të vendeve anëtare, por i njejti u miratua nga Këshilli Ministror. Kjo me siguri që të ruhet fytyra e atyre që penguan gjashtë muaj më parë. Poashtu mund të them se tani askush nga liderët evropian se ka pas aq vështirë për perkrahje, madje as Holanda dhe Danimarka skeptiket vecanarisht në raport me dhenien e bisedimeve Shqiperise, sepse atmoafera e tanishme e krijuar nga pandeminë globale, sikur ndryshoi opinionin e bazuar në interesa të ngushta shtetërore. Njerëzit tani më tepër se ndoshta asnjëherë më parë nuk kanë qenë të orientuar globalisht. Kështu që çdo politikan apo lideri i cili ka kalkuluar nga disponimi elektoral i popullatës së vet, tani aspak se ka pas atë problem. Me këtë definitivisht dërgohet mesazh shumë i qartë në Beograd dhe Prishtinë se kohezioni, mirëkuprimi dhe zgjidhja e problemeve rajonale ka shperblimin e vet. Refuzimi që ndodhi muaj më pare për Maqedoninë, sikur dekurajoi forcat që deshirojne zgjidhje në Prishtinë dhe Beograd”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar, Mersel Bilalli.

Nga ana tjetër, politologu Mevlud Islami ka deklaruar se pas antarsimit në NATO, hapja e negociatave me BE është një tjetër vendim tejet i rëndësishëm për vendin dhe ardhmërinë e Ballkanit perëndimor në përgjithësi.

Por sipas tij çelja e negociatave me BE me automatizëm nuk nënkuptonë arritjen e qëllimit, përkundrazi ky vendim i Këshillit të ministrav të BE është një sfidë që kërkon kohë dhe sakrificë deri te zbatimi i reformave dhe antarsimi i plotë në “familjen” evropiane.

“Tre janë faktorët që mundë të përshpejtojnë procesin deri arritja e qëllimit; Si sfidë e parë dhe më e rëndësishme është reforma në drejtësi dhe kthimi i besimit në institucionet e shtetit. Së dyti, që ndërlidhet me të parën ka të bëj me ç’rrënjosjen e klientelizmit dhe krijimin e një administrate efikase, në shërbim të qytetarëve dhe jo klikave partiake. Si faktor i fundit që duhet përmbushur është krijimi i një ambijenti të mirqenies ekonomike, me politika që mundësojnë investime kapitale dhe lirin e tregut pa ekuivoke. Në fund mund të rezimoj se hapja e negociatave është një fillim i mirë, i shumpritur, por njëkohësisht është sfidë që kërkon reforma demokratike që pushteti dhe shoqëria në përgjithësi janë të detyruar ti plotësojnë, për të arritur deri te qëllimi final, antarsimi i plotë”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu Mevlud Islami.

Kryeministri teknik, Oliver Spasovski tha se me vendimin e djeshëm BE-ja përmirëson gabimin e tetorit të kaluar.

“Është rezultat i vendimeve të vështira të qeverisë për zgjidhje të kontesteve shumëvjeçare me Bullgarinë dhe Greqinë. Pa marrëveshjen me Greqinë dhe pa atë me Bullgarinë. Ky sukses është fundi i pritjes sonë 15 vjecare që kur e morën statusin e shtetit kandidat. Mund të jemi krenar sepse mori fund pritja. Reformat e suksesshme e hoqën barrierën. Rruga është e hapur dhe drejtimi i vetëm është vetëm përpara. Arritëm në pikë nga ku në mënyrë kristale shihet se perspektiva jonë është në BE. Është pikë nga e cila nuk ka kthim mbrapa”, pohoi Oliver Spasovski, Kryeministër teknik.

Pas sinjalit të djeshëm pozitiv, autoritetet zotohen se do të fillojnë menjëherë me organizimin e grupeve negociuese, të cilat veçmë janë themeluar në Qeveri në bazë të metodologjisë së re.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...