Sport

Celta Vigo ndan rrugët me trajnerin Oscar Garcia

Zhurnal Ads

Celta Vigo ka ndarë rrugët me trajnerin Oscar Garcia.

Klubi spanjoll momentalisht qëndron në pozitën e 17-të në La Liga, derisa ka humbur tri ndeshjet në pesë ndeshjet e fundit.

Celta ka konfirmuar se Garcia së bashku me të gjithë stafin janë larguar nga klubi.

“Oscar Garcia Junyent dhe stafi i tij nuk do trajnojnë më RC Celta”.

“Celta i uron Garcia dhe asistentëve suksesin më të madh në të ardhmen, në mënyrë profesionale dhe personale”, shkruhej në njoftim.

Garcia erdhi në kreun e Celtas në nëntorin e vitit 2019 dhe në ditën e fundit të sezonit arriti të sigurojë vazhdimin në La Liga.

Postime të ngjashme

Më në fund Fury i përgjigjet akuzave të rënda të Wilderit

XH,I

Hysaj rezulton negativ për COVID-19, mund të kthehet te Napoli

XH,I

Ancelotti e kujton rastin me Fenomenin në pytjen për James Rodriguez

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...