Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Censura ndaj medieve, Rusia harton ligjin që ndalon qasjen në Facebook, Twitter dhe Youtube

Zhurnal Ads

Qeveria ruse është duke hartuar një ligj të ri për të bllokuar disa nga faqet e rrjeteve sociale.

Faqet si Facebook, Twitter dhe YouTube përmenden në mënyrë specifike gjatë hartimit të këtij ligji, i cili javën e kaluar është paraqitur në debat në Dumën ruse.

Sipas Zdnet, ligjvënësit rusë thonë se që nga prilli i vitit 2020, autoritetet kishin marrë ankesa nga redaktorët e medieve vendore që kishin faqet e tyre në rrjetet e lartpërmendura.

“Mediat e tilla si Russia Today (RT), RIA Novosti, Crimea 24 u censuruan. Në total, rreth 20 akte diskriminimi u regjistruan”, thanë ligjvënësit rusë.

Të tre faqet kanë vendosur etiketa të posaçme në profilet e agjencive të lajmeve të lidhura me shtetin.

Ky ligj, planifikon t’i japë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm dhe Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme fuqinë për t’i ndaluar këto rrjete sociale.

Qëllimi i institucioneve ruse nuk është të bllokojnë Youtube, e cila është platforma më të madhe në botë për video, sepse, nëse do të donin, ata do të gjenin një mënyrë për të zbatuar ligje të tjera, tashmë ekzistuese.

Bllokimi i platformave botërore ka provuar të jetë një përvojë e keqe, pavarësisht nëse janë platforma pagese në internet.

Bllokada irriton qytetarët rusë dhe pastaj kthehet në Kremlin si një bumerang.

Deri më tani, Youtube kurrë nuk ka ndërmarrë hapa seriozë kundër medieve dhe autorëve rusë, pa marrë parasysh sa ata publikojnë lajme të rreme dhe propagandë. /RTK/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Këto janë 30 lojërat që do të vijnë me Xbox Series X

admin

Pas “Apple”, edhe “Xiaomi” pa karikues baterie

S.B.

TikTok do të shpërndajë bonuse parash për stafin e saj mes presionit të SHBA-së mbi aplikacionin kinez

admin

Apple po përgatitet të prodhojë 75 milionë iPhone 5G

admin

Telefoni juaj mund të tregojë nëse jeni i dehur duke analizuar ecjen tuaj

admin

​Nokia merr kontratë nga NASA për të vendosur rrjetin 4G në Hënë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...