CEO i Porsche: Do të qëndrojë ndërruesi manual i shpejtësisë, ka përparësi të shumta

nga D V

Porsche beson se ndërruesi manual i shpejtësive është një pjesë e rëndësishme e automjeteve të kësaj marke, veçanërisht në një kohë kur transmetimet automatike dominojnë tregun.

Andreas Preuninger, kreu i departamentit GT të Porsche, thotë se për të është e rëndësishme që transmetimi manual të mbetet gjithmonë një opsion.

Edhe pse transmetimi manual po bëhet gjithnjë e më i rrallë dhe po zhduket nga tregu, Porsche qëndron besnik ndaj traditës.

Në gamën e modeleve Porsche 911, edhe në të ardhmen do të ekzistojë të paktën një model me transmetim manual, ka konfirmuar Preuninger në një intervistë për portalin Motor1.com, duke theksuar se edhe vetë e preferon këtë lloj transmetimi.

Preuninger nënvizon rëndësinë e zgjedhjes dhe thotë se transmetimi manual tashmë është një opsion edhe në gjeneratën e re të Porsche 911, e cila është në përgatitje.

Përkundrazi, ai pohon se transmetimi manual kontribuon në një konsum më të ulët dhe më pak emetime.

“Transmetimi manual është në fakt më i lehtë, çka ndihmon në uljen e konsumit dhe emetimeve. Për më tepër, ai ofron më shumë fuqi motorike në dispozicion, pasi rezistenca e brendshme në një transmetim manual është dukshëm më e ulët se ajo në një transmetim PDK”, shpjegon ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More