Maqedoni

Çerdhet nuk garantojnë nëse fëmijët mund të infektohen me covid 19, prindërit të shqetësuar

Zhurnal Ads

Shkup, 4 shtator – Zhurnal.mk – Prindërit e fëmijëve të cilët nga nëntë shtatori duhet të shkojnë në çerdhe, duhet të nënshkruajnë deklaratë nëse duan që fëmiu i tyre të pranohet në çerdhe, përcjellë Zhurnal.

Në dokumentin i cili ofrohet nga çerdhja, një nga pikat me të cilat duhet të pajtohet prindi, thuhet se çerdhja nuk jep garancë se fëmiu i tyre nuk do të infektohet me Covid 19.

Prindërit me të drejtë pyetin nëse autoritetet me të vërtetë kanë krijuar kushte për fëmijët e tyre, që pa probleme të fillojnë të shkojnë në çerdhe dhe nëse janë siguruar ato kushte, cila është nevoja e nënshkrimit të kësaj deklarate që prindërit janë të detyruar të nënshkruajnë sepse nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e tyre, e ata duhet të shkojnë në punë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se çerdhet do të hapen, pa patur nevojë të bëhet testim për korona virus për të punësuarit. Por çfarë nëse ndonjëri prej të punësuarve është bartës asimptomatik i virusit?

Ai mund të infektojë dhe të punësuarit dhe fëmijët e tjerë. Për këtë, punonjësit mjekësor thonë se vetëm me skrining të të punësuarve do të eliminohej rreziku nga infektimi dhe përhapja e virusit. Kjo gjithashtu ka revoltuar prindërit sepse ata gjatë regjistrimit të fëmiut të tyre në çerdhe, duhet të dorëzojnë vërtetim nga pediatri që fëmiu është i shëndoshë.

“Pse i maltretojnë prindërit dhe kërkojnë vërtetime nga puna se duhet patjetër të shkojnë, dhe u kërkohen vërtetime se fëmijët janë të shëndoshë, ndërsa autoritetet bënë në maj një skrining për të punësuarit, gjë që ishte e panevojshme. Tani kur duhet të fillohet me punë, nuk kërkohet dëshmi se i punësuari është i shëndoshë, por kërkohet për fëmijët. Dhe më tej, kërkohet deklaratë të nënshkruajnë prindërit se çerdhet nuk garantojnë për shëndetin e fëmiut, gjegjësisht nuk do të infektohen me covid 19”, ankohet një prind.

Ndryshe çerdhet për fëmijë do të fillojnë të punojnë më datën 9 të këtij muaji. Autoritetet thonë se janë përmbushur të gjitha kushtet që çerdhet të punojnë sipas protokoleve por për të punësuarit nuk është paraparë testim për Covid.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

MSH: Po punohet për riorganizimin e ambienteve spitalore dhe personelit mjekësor

T E

Do të ndërtohet Qendër e re covid në Manastir me kapacitet prej 90 shtretër

XH,I

Filipçe-Byrnes: SHBA është partneri jonë strategjik në forcimin e sistemit shëndetësorë

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...