Ceremoni solemne e ndërrimit të flamurit shtetëror në Kabinetin e presidentes Siljanovska-Davkova në prani të nxënësve të shkollave fillore nga Shkupi

nga D. V.

Shkup, 9 maj – Nxënësit e shkollave fillore të Shkupit “Gjorgija Pulevski” nga komuna e Aerodromit, “Shën Klimenti i Ohrit” dhe “Kiril Pejçinoviq” nga Komuna e Kisella Vodës sot vizituan zyrën e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.

Të shoqëruar nga mësimdhënësit e tyre, nxënësit ndoqën ceremoninë solemne të ndërrimit të flamurit shtetëror, informon Shërbimi për shtyp i presidentes.

Kjo ceremoni mbahet çdo të premte të dytë gjatë muajit dhe realizohet nga Batalioni i nderit të Armatës së Maqedonisë si shprehje e respektit për flamurin shtetëror si simbol shtetëror.

Pas përfundimit të ceremonisë, vizitorët e rinj vizituan ambientet e Kabinetit dhe biseduan me presidenten rreth përgjegjësive të saj në punë, por edhe jetën e saj personale, duke filluar nga fëmijëria, koha shkollore dhe studentore, si dhe karriera e saj si profesoreshë.

Në bisedën me nxënësit, presidentja i inkurajoi të mësojnë dhe të besojnë në vetvete, të respektojnë dijen, sepse kjo do t’i bëjë ata konkurrues, të sigurt dhe të suksesshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More