Agjencia Zhurnal.mk

Ceremonia përkujtimore në Hiroshima apelon për “një botë të pastruar nga armët bërthamore”

“Tani është koha për dialog, masa që ndërtojnë besim, për kufizimin më të lartë dhe pakësimin e vëllimeve të municioneve bërthamore”, tha Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në ceremonitë përkujtimore të 75-vjetorit të hedhjes së bombës atomike në Hiroshima bënë thirrjen për një “botë të pastruar nga armët bërthamore”, raporton Anadolu Agency (AA).

Një ceremoni përkujtimore u mbajt në Parkun Memorial të Paqes në qytet për ata që humbën jetën dhe u plagosën si pasojë e bombës atomike të hedhur në Hiroshima, Japoni, në mëngjesin e 6 gushtit 1945.

Në një fjalim pas qëndrimit të nderit, kryeministri Abe, tërhoqi vëmendjen në qasjen e ndryshme të vendit të tij kundër armëve bërthamore dhe shqetësimet serioze të sigurisë në botë.

“Japonia do të punojë me këmbëngulje për një botë të pastruar nga armët bërthamore. Vendet duhet të eliminojnë ndjenjën e pasigurisë me pjesëmarrje të ndërsjellë dhe me dialog”, tha Abe.

Duke vënë në dukje se Japonia do të kryejë detyrën e urës mes shteteve që kanë fuqi bërthamore dhe atyre që nuk kanë, Abe njoftoi se synojnë që brezave të ardhshëm t‘i transmetojnë problemet që kanë përjetuar viktimat nga bomba atomike. 

– “Shtetet që kanë armë bërthamore kanë një përgjegjësi të veçantë”

Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në mesazhin e tij me video dërguar në ceremoni theksoi se ka largim nga objektivi për një botë pa armë bërthamore.

“Fragmentimi, pasiguria dhe mungesa e dialogut, kërcënojnë botën që të shndërrohet në një konkurrencë bërthamore strategjike të pamatur”, tha Guterres.

Ka një rrezik shumë të lartë që armët bërthamore të përdoren në mënyrë të qëllimshme ose gabimisht tha Guterres i cili ka shtuar më tej se “Shteteve u përsëris thirrjen time të rikthehen në këtë rrugë dhe këtë vizion të përbashkët që do të sigurojë eliminimin e plotë të armëve bërthamore. Ndërkohë që të gjitha shtetet mund të ndërmarrin një rol pozitiv, shtetet që kanë armë bërthamore kanë një përgjegjësi të veçantë. Tani është koha për dialog, masa që ndërtojnë besim, për kufizimin më të lartë dhe pakësimin e vëllimeve të municioneve bërthamore”.

Në ceremoni dërguan video mesazhe krerë të shteteve dhe liderë të vendeve të ndryshme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...