Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Çerneva: Është e rrezikshme nëse gjithkush mund gjithkë të bllokon

Shkup, 18 nëntor, zhurnal.mk – Zv/drejtoresha e Këshillit të Evropës për politikë të jashtme Vesella Çerneva në një intervistë për “Kapital” nga Bullgaria, tha se bllokimi i cilitdo vend kandidat për në BE nuk bëhet në bazë të historisë dhe identitetit, por në bazë të arritjeve të standarteve evropiane.

“Ekzistojnë së paku 11 konteste bilaterale në Ballkan. Do të jetë e rrezikshme, nëse gjithkush mundet gjithkë të bllokon. Kuptohet, vendet anëtare mund të kenë vërtetime për atë si një vend e zbaton ligjvënien evropiane, si përshtatet në standartet evropiane dhe kjo është bazë për një stopim të duhur të negociatave ose kthim drejt një kapitulli të caktuar. Poenta është se kjo nuk bëhet në bazë të historisë dhe identitetit”, thotë Çerneva.

Ajo potencon se në Bashkimin Evropian ekziston marrëveshje se këto vende anëtare janë mbledhur në bashkësi për shkak se dëshirojnë ardhmëri të përbashkët, e jo pse dëshirojnë ti zgjidhin problemet e tyre historike. Edhe kjo, thotë Çerneva, arritet përmes kohezionit ekonomik, tregtinë dhe diplomacinë moderne.

“Bullgaria krijoi fotografi me të cilën po shndërrohet nga vend konstruktiv-pasiv në agresiv-pasiv dhe në thelb shumë persona nuk kuptojnë se ky dëm është shumë rëndë të përmirësohet. Dëmet mund të bëhen për disa javë, por duhen me vite punë që të njejtat të tejkalohen”, potencon Çerneva.

Postime të ngjashme

Radev: Rruga e RMV drejt BE kalon përmes Bullgarisë

R Zh

Petkovski: Duhet të mbahet një referendum konsultativ mbi kushtet e vendosura nga Bullgaria

Dafina Vidishiqi

Akuza për grupin nga Shkupi e Kumanova, të dyshuar për terrorizëm

Dafina Vidishiqi

Gjobiten 330 shoferë në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

LSDM-ja nis aktivitetet për zgjedhjet lokale

Dafina Vidishiqi

Shahpaska: Personat mbi 60 vjeç dhe gratë shtatzëna të mos shkojnë në punë gjatë valës së nxehtë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...