Çertifikatat zbrazën kafenetë dhe qendrat tregtare

Shkup, 19 gusht – Në rrjetet sociale po zhvillohet një debat me shumë polemika rreth masave të reja kundër covid, ndërsa në shenjë më tepër është vendosur masa për ndalimin për hyrje në restorante përpos atyre që kanë test pcr negativ, që janë vaksinuar së paku 1 herë, si dhe atyre që e kanë kaluar virusin në 45 ditët e fundit, shkruan DW, transmeton Zhurnal.

 

Masat e reja restriktive kështu zbrazën dhe kafenetë e qendrat tregtare. Vendimi për të pirë kafe dhe të shkohet në shoping vetëm me vërtetim për vaksinim, i brengosë qytetarët. Disa nuk janë të vaksinuar, e disa nuk kanë arritur në kohë të sigurojnë çertifikatë. Ka edhe prej tyre që e kanë haruar çertifikatën në shtëpi ose veturë. Nëpër kafene janë vendosur tanimë persona adekuat në formë sigurimi, të cilët kërkojnë vërtetim për vaksinim.

Në rrjetet sociale po zhvillohet debat rreth asaj pse disave u lejohet hyrja në restorant e disave jo.

Pse 45 ditë?

“45 ditë pas kalimit të virusit njerëzit janë të mirë për shoqërinë dhe për autoritetet shëndetësore, dhe od të mund të hyjnë në Ramstore e në City Mall, ndërsa në ditën e 46 të ata janë të padëshiruar dhe nuk mund të hyjnë në ato objekte”, ka reaguar Ivica Apostollov, kryetar i shoqatës së laborantëve mjekësore në Qendrën Klinike në Shkup.

Shumë persona ankohen se kanë çertifikatë vaksinimi por nuk u shkohet vetëm në kafe sepse shumica e shoqërisë së tyre nuk janë vaksinuar dhe nuk lejohen të hyjnë.

Por, mjeku Niko Beqarovski nga Klinika e Toksikologjisë, thotë se virusi është snajperisti më preciz, i paparë dhe i pamëshirshëm. Andaj sipas tij, këto masa janë më se normale.

Restorantet ankohen për masat dhe konsiderojnë se këto masa duheshte të shtyhen së paku deri në përfundimin e verës. Thonë se kanë frikë për mbijetesën e objekteve gastronomike dhe për sigurimin e ekzistencës për të punësuarit, duke patur parasysh se kjo pandemi u shkaktoi dëme të mëdha pothuajse dy vite me radhë.

Por nga ana tjetër autoritetet shëndetësore nuk lëshojnë pe. Ministri Filipçe është decid se për objektet gastronomike dhe për organizimin e ngjarjeve edukative dhe kulturore, pa dallim nëse kanë nën 30 apo mbi 30, të gjithë duhet të jenë të vaksinuar doemos.

“Dallimi i vetëm është se në ato ngjarje me mbi 30 persona, duhet të ketë patjetër person i cili do të mbajë rendin dhe do të kërkojë çertifikatat. Për atë se kush do të jetë rend mbajtës do të vendosin vet objektet. Do të kryhen kontrolle nga Inspektorati Shtetëror i Tregut”, thotë Filipçe.

Çertifikata falso

Përskaj objekteve hotelierike, me masat e reja pa çertifikatë nuk mund të hyet as në bastore, kazino e ngjarje sportive. Për fëmijë nën moshën 18 vjeçare, as në kufi e as në objektet tjera nuk ka nevojë të tregohet çertifikatë për vaksinim.

Ndërkohë disa çertifikata të rreme për vaksinim janë publikuar në rrjetet sociale. Qytetarët nuk zgjedhin mënyrë si të vijnë deri te dokumentet e nevojshme të cilat do u mundësojnë kthim në jetën normale.

Sipas informatave nga MSH, në pikat e vaksinimit në shtet dhe në teren, janë vaksinuar gjithsej 612391 qytetarë. Në vend janë aplikuar gjithsej 1097855 doza vaksina, ndërsa janë rivaksinuar 485464 qytetarë.//Zhurnal.mk

Related posts

Bujar Osmani nesër do të jetë nikoqir i Gërvalla-Schwarz

D V

Përplasje mes partive për letërnjoftimet në Maqedoni

Redaksia

Jovanovska: Fondi pensional në gjendje stabile

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com