Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Certifikatë “Pastër dhe sigurt” për objekte hotelierike të cilët i respektojnë protokollet e punës

Oda e Pavarur e Hotelierisë (OPH) – njoftoi se prej të mërkurës fillon me dhënien e certifikatës “Pastër dhe sigurt” për objektet hotelierike të cilat i zbatojnë dhe respektojnë në tërësi rekomandimet dhe protokollet për punë në kushte të pandemisë.

Oda, siç qëndron në kumtesën e sotme, javën e kaluar ka nënshkruar memorandum për bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë për marrjen e autorizimit për dhënien e certifikatave “Safe travels”.

“Sipas shembullit të shteteve evropiane dhe vendeve fqinje të Ballkanit, ndërsa me qëllim që tu dalim në ndihmë nevojave dhe kërkesave të anëtareve tanë nga e mërkura, 14 prill, fillojmë me dhënien edhe të certifikatës me vulë Pastër dhe Sigurt (CLEAN & SAFE) për objektet hotelierike në Maqedoninë e Veriut të cilët i zbatojnë dhe respektojnë në tërësi rekomandimet dhe protokollet për punë në kushte të pandemisë Kovid-19”, thonë nga OPH.

Certifikata është për periudhën prej gjashtë muajve, ndërsa me të njoftohen vizitorët se vizitojnë objekte tregtare dhe hotelierike të cilët janë detyruar që t’i respektojnë të gjitha rregullat, procedurat, rekomandimet dhe protokollet për punë me të cilat sigurohet qëndrim i patër dhe i sigurt.

“Në kohë të krizës shëndetësore me pandeminë Kovid-19 në të cilën gjendemi më shumë se një vit, për secilin mysafir tonin më i rëndësishëm është shëndeti dhe siguria e tij gjatë qëndrimit në objektet hotelierike të cilët do të duhet të tregojnë dhe të dëshmojnë se i përmbushin standardet e kërkuara, rekomandimet dhe kushtet për siguri dhe parandalim në mbrojtjen e shëndetit”, potencojnë nga OPH.

Objektet hotelierike do të mund ta shfrytëzojnë certifikatën dhe vulën në materialet e tyre reklamuese, në rrjetet sociale, në ueb-faqet e tyre në formë elektronike, si dhe në dyert e hyrjes në restorantet dhe hotelet.

Nga OPH paralajmërojnë se me miratimin e rekomandimeve dhe protokolleve për organizim të ngjarjeve si festa, ahengje familjare, dasma dhe ngjarje koorporative dhe rekomandime për punë të klubeve të natës dhe diskotekave, do të përgatiten certifikata adekuate edhe për to.

“Presim interesim të madh të hotelieriëve për marrjen e certifikatave dhe vulave për ‘PASTËR DHE SIGURT’. Aplikacionin për regjistrim për marrjen e certificates hotelierët, menaxherët dhe pronarët e objekteve hotelierike mund ta plotësojnë në linkun në vijim: ALIKACION PËR MARRJEN E CERTIFIKATËS DHE VULËS “PASTËR DHE SIGURT” https://forms.gle/u8FejSjgSzUhDiwcA)” thuhet në kumtesë.

Shoqatat zvicerane dhe asociacionet për tregti dhe turizëm janë të parat të cilat filluan me dhënien e certifikatave dhe vulave të tilla “Clean & Safe”. Fushata zvicerane „Clean & Safe” mbështetet edhe nga Switzerland Tourism.

Postime të ngjashme

Vetoja bullgare mund të shkaktoj krizë politike në vend

R Zh

Zhurnal raporton / Aksident i rënd në Çento-Shkup

mobile

Akuza të tjera ndaj ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski

R Zh

Izet Mexhiti: Urime dhe për shumë vite festa e Fitër Bajramit

R Zh

George Robertson: Bullgaria të tërheq veton kundër Maqedonisë së Veriut

R Zh

Zoran Zaev: Kufiri me Greqinë hapet nesër

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...