Cërvenkovska: Maqedonia po mbetet pa numër të mjaftueshëm të gjykatësve

Shkup, 15 shtator – Para Këshilli Gjyqësor qëndron sfida e plotësimit kadrovik të gjykatave, si me gjykatës, ashtu edhe me administratë, veçanërisht për shkak të faktit se vijon një periudhë kur shumë gjykatës do të plotësojnë kushtet për pensionim, ndaj si urgjencë hapet çështja e përzgjedhjes së gjykatësve të rinj. Këtë e theksoi kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska, në konferencën kushtuar Strategjisë për reformë në sektorin gjyqësor 2017 – 2022, të organizuar nga Instituti për politika evropiane dhe Asociacioni Zenit, me mbështetjen e Bashkimit Evropian.

 

“Ndonëse në Strategjinë për reformën e sektorit gjyqësor 2017-2022, por edhe në dokumente të tjera, bëhet e ditur se numri i gjykatësve është më i lartë se mesatarja evropiane kur matet sipas popullsisë, megjithatë gjykatësit tanë, sipas statistikës, kanë një numër të madh të lëndëve për t’i zgjidhur, kështu që çdo zvogëlim i numrit të tyre do të ketë efekt të dëmshëm në funksionimin e sistemit gjyqësor. Ne mund ta hapim këtë çështje në të ardhmen, veçanërisht kur kemi rezultatet e regjistrimit, por duhet kohë që gjykatat të kapërcejnë numrin e madh të çështjeve, dhe për këtë ne kemi nevojë për gjykatës dhe nëpunës gjyqësorë”, tha Crvenkovska.

Edhe një sfidë për Këshillin Gjyqësor në periudhën e ardhshme, bëri të ditur ajo, është mëvetësia financiare e pushtetit gjyqësor në mënyrë që të zbatojë reforma më thelbësore dhe më gjithëpërfshirëse, e me qëllimin përfundimtar të kemi gjyqësor profesional dhe të azhurnuar, por edhe qytetarë të kënaqur që do t’i besojnë.

“Këshilli është në një angazhim të vazhdueshëm për të rritur mjetet e dedikuara për gjyqësorin. Pa dyshim, pavarësia financiare do të na sjellë një shpërndarje më racionale të mjeteve, do të mundemi më shpejtë dhe me kohë të punësojmë, të planifikojmë investime, por edhe të sigurohemi që secila gjykatë të funksionojë dhe të përmbushë detyrën e saj themelore – përmes procedurave transparente të miratojë aktgjykime cilësore”, tha Cërvenkovska.

Në raport me udhëzimet e Strategjisë për reformën e sektorit gjyqësor, ajo theksoi se një pjesë e madhe e tyre janë realizuar, është rritur transparenca e Këshillit Gjyqësor me atë që seancat e Këshillit buxhetot gjyqësor janë të hapura për opinionin, ndërsa mbeten të hapura seancat e Këshillit Gjyqësor.

Cërvenkovska ka përmendur Metodologjinë me tregues përmes të cilës do të përcaktohet kompleksiteti i lëndëve gjyqësore, dokument ky që u miratua para do kohë dhe që së shpejti do të ketë projekt pilot.

“Metodologjia me tregues do të mundësojë shpërndarjen e duhur të lëndëve, ndërsa gjykatësit do të lirohen nga stërngarkimi me lëndë, ose gjykatat thjesht do të japin drejtësi më efikase dhe me kohë. Fillojmë me vendosjen e mekanizmit digjital përmes të cilit do të futen të dhënat për lëndët, si dëshmi, dëshmitarë, gjykime të planifikuara … dhe të gjitha këto do ta shënojnë lëndën sipas kompleksitetit të saj. Për fillim, janë planifikuar tri gjykata pilot dhe më pas metodologjia do të zbatohet nga të gjithë gjyqtarët”, tha Cërvenkovska. 

Related posts

QMK: Ekziston mundësi e madhe që zjarri në Galiçicë nga ana e Shqipërisë të hyjë në territorin tonë

D V

Kyçyk mesazh Zaevit: Shpresoj dialogu do të vazhdojë edhe me qeverinë e re në Bullgari

Redaksia

Takime të zëvendëskryeministrit Dimitrov me ministrant nga BE-ja – mbështetje e fuqishme për dosjen evropaine të Maqedonisë së Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com