Çështja e borxheve të ambalazhuesve të ujit, Naser Hafizit i vazhdohet paraburgimi

nga D V

Zyrtarit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Hafizi, i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë lidhur me dyshimet për faljen e borxheve – taksën ujore kompanive ambalazhuese.

Vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë e ka konfirmuar zëdhënësja për media e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi më 14.11.2024.“Të pandehurit N. H. i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muajsh, respektivisht nga data 10.11.2024  deri më 10.01.2025”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës së Prishtinës, njofton Kallxo.com.

Mbi bazën e këtij dyshimi Naser Hafizi është arrestuar më 10.10.2024 në Aeroportin e Prishtinës.

Hafizi gjendet në paraburgim që nga data 11.10.2024.Lidhur me këtë rasti i dyshuar tjetër është edhe Izedin Bytyqit – sekretarit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Izedin Bytyqit nën dyshimin për veprat penale – keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe – armëmbajtje pa leje.

I njëtji është në masën e arrestit shtëpiak që nga data 09.10.2024.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More