Shqipëri

Çështja e detit me Greqinë, pedagogu: Sovraniteti territorial i Shqipërisë nuk negociohet

Zhurnal Ads

Klejdi Këlliçi pedagog i Shkencave Politike dhe anëtar bordi i vetëvendosjes qendra Tiranë,  i ftuar në Abc-ja e mëngjesit”  foli për çështjen e detit me Greqinë.

Këlliçi deklaroi se në raport me shtetet fqinje, problemet janë shumë të mëdha, sidomos me Greqinë.

Ai shtoi se nëse ka diçka për të cilën nuk negociohet është sovraniteti territorial i Shqipërisë.

Gjatë bisedës në studio me gazetarin Enkel Demi, pedagogu tha se Shqipëria, institucionet duhet të kontestojnë çështjen e detit.

“I gjithë presioni i Greqisë përpara se të dilte çështja e detit, kanë qenë pronat në bregdet . Ka çështje të cilat do të dalin në sipërfaqe më vonë. Problemet tona me Greqinë janë me një vend anëtar të BE. Nuk mund të thirret një referendum për mënyrën se si do të vijojë  procesi.

Qeveria shqiptare duhet të ishte në të njëjtin plan, sikurse kanë qenë qeveritë e tjera të vendeve që kanë pasur të njëjtat probleme me detin. Sot nëpërmjet teknologjisë është e mundur ta shfrytëzosh ekonomikisht. Kjo marrëveshje deri diku po përdoret dhe ne jemi sërish një eksperiment.

Në raport me politikën duhet një interes kombëtar që të jetë i panegociueshëm, por në Shqipëri sa herë ndryshon qeveria  kjo çështje vihet në diskutim.

Ne kemi hallin të plotësojmë disa kushte,  si raporti me fqinjët pasi nuk jemi të aftë të plotësojmë kushtet e tjera. Legjitimiteti i jashtëm është përdorur nga qeveritë, por kjo vjen edhe me një haraç më pas. Duhet të kuptojmë se në rast se kërkohet legjitimiteti i jashtëm, ai vjen me një lloj fature”, deklaroi pedagogu.

Sakaq Këlliçi shtoi se nuk mund të arrijmë në Bashkimin Evropian  nëse negociojmë identitetin. /abcnews.al/

Postime të ngjashme

Cakaj sqaron lajmin për vizat: Nuk ka rikthim të tyre

admin

Jozefina Topalli, prezanton nismën e re politike ‘Lëvizja për Ndryshim’

admin

Raporti i Dick Marty, Kuvendi miraton me 83 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...