Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Çështja e detit, Meta: Të zgjidhet sa më parë, qeveria nuk jep informacion

Zhurnal Ads

Presidenti Ilir Meta është shprehur këtë të premte se qeveria nuk i ka dhënë informacion për çështjen e detit. Në një konferencë me mediat, Kreu i Shtetit tha se çështja e detit me Greqinë është shumë e ndjeshme dhe duhet që të zgjidhet sa më shpejt.

Po ashtu, Meta tha se ka qenë gjithmonë koherent dhe ka respektuar ligjet dhe Kushtetutën për këtë çështje.

“Lidhur me çështjen në fjalë (Marrëveshja e detit me Greqinë), që është një çështje e ndjeshme mes Shqipërisë dhe Greqisë. Presidenti ka qenë gjithmonë koherent me qeverinë dhe me institucionet. Presidenti në mënyrë më bashkëpunuese i ka përmbushur detyrimet e tij. Prej gati 20 ditësh kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushje të detyrimeve që Presidenti ka për një çështje të tillë, ende nuk ka një përgjigje por ne jemi të detyruar.

Edhe më parë kemi kërkuar informacion, por nuk ka marrë përgjigje. Por një gjë u siguroj se Presidenti nuk luan kurrë me këto çështje. Roli i Presidentit ka qenë i qartë, respektimi i ligjeve dhe Kushtetutës dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet. Presidenti pret që kjo çështje të zgjidhet sa më parë”, tha Presidenti.

Zhurnal Ads

Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

“Shmangni tubimet”/ Vrasja e Klodian Rashës, Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve të saj: Demonstratat mund të përhapen

S.B.

PD denoncon: Rama po përdor armën e vjetër të manipulimit të listave të votuesve, por më 25 prill do të humbë

S.B.

Rama dhe Ahmetaj, vizitë urgjente në Dubai: Kryeministri mungon në interpelancën e sotme

S.B.

Rama uron javë të mbarë me pamjet nga kantieri i ndërtimit në Laç: Me energjinë e punës nga…

S.B.

Haxhinasto: Shpopullimi, një problem serioz, LSI ka në fokus rininë

S.B.

Zgjedhjet 2021 -“Shqipëria ka nevojë për qarkullim të elitave politike”

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...