Çetniki numër (1) serb, Shesheli

NGA: RAGIP GURAZIU

 

Çetniki numër (1) serb, Shesheli, edhe pse e di se Kosova I doli nga dora,ende ha m sa i perket Kosovës.

 “Nuk pendohem për asgjë që kam bërë në jetën time. Nuk i kam bërë ndonjë gabim për të cilin duhet të më vijë keq apo duhet të ndiej turp,” tha ai, në Burkun e Hagës. 

“Në 12 vitet që kalova në burg në Hagë, ata s’mundën të më lidhnin me ndonjë krim konkret apo ndonjë luftëtar vullnetar që dërgova në luftë. Jam krenar për këtë gjë,” tha ai. 

 Kush është Shesheli? Shkrimtar i 200 librave, gruan nga Podujeva dhe të cilit torturat e burgjeve të Jugosllavisë ia prishën mendjenVojislav Seselj është ndër politikanët më kontraverz në Ballkan. Para disa vite ai u dënua nga tribunali i Hagës për krime lufte. Është përfolur shumë inteligjenca e tij [IQ] e lartë, dhe poashtu fjalimet e tij prej njeriu të tërbuar. Ai është diagnostikuar para disa vitesh me kancer metastatik.

 Në vitin 2014, ai u lirua nga Scheveningeni ku po gjykohej për krime lufte, për t’iu nënshtruar kurimit të kancerit. Në zgjedhjet e 2013-s, ai me partinë e tij i fitoi 23 ulëse në parlament. 

 Ai ka lindur në Sarajevë, nga prindër serbë etnikë. Thuhet se gjatë edukimit të tij, ai është ndikuar nga veprat e Marksit, Engelsit e Leninit, por që poashtu e ka lexuar Trotskyn dhe Maon për njëfarë kohe.ë kohën sa ishte në universitet, ai ishte ndër profesorët më të ashpër kundër profesorëve myslimanë të Shkencave Politike, duke i akuzuar ata si përgjegjës për situatën dhe duke thënë se  janë “panislamistë”. 

 Gjatë kohës së Jugosllavisë, aktiviteti politik i Seseljit kishte qenë mjaft kontraverz poashtu, duke bërë që të burgosej disa herë. Më 9 korrik 1984, atij iu dha madje një dënim prej tetë vitesh, për promovimin e një platforme nacionaliste e anarko-liberale që ka kryer aktin kriminal të kundër-revolucionarizmit. Por, dënimi i tij ishte reduktuar nga tetë në gjashtë, pastaj në katër, dhe më së fundi në vetëm dy vjet.Sipas John Muellerit, Shesheli u bë mentalisht i paqëndrueshëm si rezultat i torturave dhe rrahjeve që i kishte përjetuar në burg.” 

Partia e tij gjatë luftës së Kosovës kishte qenë e vetmja që nuk e kishte mbështetur tërheqjen e trupave serbe nga territori i Kosovës.

 Gruaja e tij, Jadranka Sheshel është nga Podujeva dhe ka garuar për presidente të Serbisë në vitin 2012. 

Shesheli është autor i afër 200 librave, shumica në formën e dokumenteve dhe transkriptave nga intervistat dhe paraqitjet publike. Disa nga titujt e librave janë formuluar si fyerje ndaj armiqëve të tij, gjykatësve e prokurorëve, figurave të brendshme e të jashtme politike.

Shesheli: Srebrenica “një njollë e zezë” për serbët 

 Lideri nacionalist serb Vojislav Sheshel, i liruar nga Gjykata e Hagës për t’u kuruar nga kanceri, tha se masakrat e Srebrenicës ishin krim, por nuk arrinin në përmasa genocidi. 

Në shpërthimet e tij të fundit kontroversiale që kur u lirua përkohësisht nga gjyqi i tij për krime lufte në Hagë, Shesheli tha se ai nuk i mohoi krimet që ishin kryer gjatë luftës në Bosnje, por u shpreh se nuk kishte pasur genocid. 

 “Srebrenica është komprometuese për Serbinë dhe është një njollë e zezë për anën serbe në këtë luftë,” tha Shesheli në një kanal televiziv serb ditën e shtunë. 

 Por ai u shpreh se vendimet në Gjykatën e Hagës të cilët shprehnin se në Sreebrenicë kishte pasur genocid ishin të gabuara. 

 “Nuk kam mohuar dhe s’do të mohoj kurrë ndonjë krim, përfshirë krimet e kryera në Sreebrenicë. Thjesht po them që nuk ishte genocid. Duhet të shikoni konventën e genocidit,” tha ai. 

 Lideri i Partisë Radikale Serbe, i cili ka shkaktuar trazira në Bosnje dhe Kroaci dhe është dënuar nga Parlamenti Evropian për retorikën e tij nacionaliste që prej lirimit të tij në tetor, tha se nuk pendohet për asnjë nga veprimet e tij. 

 “Nuk pendohem për asgjë që kam bërë në jetën time. Nuk i kam bërë ndonjë gabim për të cilin duhet të më vijë keq apo duhet të ndiej turp,” tha ai. 

 “Në 12 vitet që kalova në burg në Hagë, ata s’mundën të më lidhnin me ndonjë krim konkret apo ndonjë luftëtar vullnetar që dërgova në luftë. Jam krenar për këtë gjë,” tha ai. 

 Shesheli, i cili rekrutoi vullnetarë për të marrë pjesë në luftë, tha gjithashtu se lideri paraushtarak famëkeq Zeljko Raznatoviç, i njohur ndryshe si Arkani, ishte një kriminel që “sponsorizohej nga Shërbimi Sekret shtetëror”. 

 “Unë isha i vetmi në Serbi që isha gati të përballesha me Arkanin, ndërsa ai ishte ende gjallë dhe i fuqishëm. Shteti kishte frikë nga ai. Presidenti serb Slobodan Millosheviç nuk i bënte dot asgjë,” tha ai. 

 “Kur ai erdhi në Zvornik në vitin 1992, ai erdhi me makinën policore të Ministrisë së Brendshme. Ai luftonte për para. Autoritetet vendase i dhanë 350,000 marka gjermane pas një urdhri nga ana e ish-presidentit serb të Bosnjës Biljana Plasvic për të luftuar në Zvornik,” shtoi ai. 

 Shesheli tha se i vinte keq që shumë njerëz kishin humbur jetën në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë luftës. 

 “Të gjithë u prekën nga lufta. Serbët, boshnjakët dhe kroatët. Tani mund të konkurrojmë se kush pati më shumë viktima, por kjo nuk do të ishte aspak ngushëlluese për viktimat dhe familjet e tyre. Duhet të mësojmë diçka nga kjo, por sigurisht që është e vështirë të nxjerrësh përfundime morale,” tha ai. 

Shesheli, i cili po gjykohet për krime lufte në Bosnje, Kroaci dhe Serbi, u arrestua në vitin 2003 deri kur u lirua dy muaj më parë. Ai ka thënë vazhdimisht se nuk do të kthehet me dëshirë për të dëgjuar vendimin e gjyqit të tij. 

 Vendimi ishte programuar të merrej vitin e kaluar, por u shty pasi një nga gjykatësit u hoq nga çështja për dyshime për njëanshmëri. Gjykatësi i ri pritet të marrë kohë në dispozicion deri në fund të qershorit 2015 për t’u familjarizuar me detajet e çështjes, duke shkaktuar kështu një tjetër vonesë në gjyqin maratonëik. 

Ideatori i Serbisë së Madhe Sheshel kthehet në Serbi? 

 Serbia nën ethet e kthimit të Vojisllav Sheshelit në vend. Tribunali i Hagës ka vendosur që Sheshel mund të largohet nga burgu, deri në shqiptimin e denimit. Lirimi i tij mund të ketë pasoja të rënda për skenën politike. 

Vojislav Seselj 

Në Beograd ende nuk dihet saktë se kur do të kthehet lideri i radikalëve, ultranacionalisti Vojisllav Sheshel. Të premten (07.11.2014) ai i ka dorëzuar gjërat në qelinë e tij në burgun e Sheveningenit në Hagë, ku është liruar deri në shqiptimin e vendimit. Por për shkaqe sigurie nuk do të kumtohet vendimi se kur do të largohet nga Haga, deri sa nuk e lëshon territorin holandez. 

 Radikalët e Sheshelit po përgatiten në Beograd për një „pritje madhështore“. Ata i gëzohen kthimit të liderit të tyre, me shpresë se Partia Radikale Serbe, do të rimëkëmbet pas humbjes në zgjedhjet e fundit dhe mbetjes jashtë parlamentit. Lirimin e Sheshelit nga Tribunali e përjetojnë „si një fitore të madhe“. Ministri serb Rasim Ljajiq, i ngarkuari i Qeverisë serbe për bashkëpunim me Tribunalit thotë se Shesheli, nuk do të kthehet para të martës. Ndërsa radikalët pohojnë se Sheshel do të kthehet sot, nesër, pasnesër… Sidoqoftë, analistët në Beograd mendojnë se kjo fitore e Sheshelit është vetëm një fitore e Pirros, sepse Vojisllav Sheshel vuan nga kanceri i metastazuar në mëlci. Disa prej tyre madje pohojnë se atij i kanë mbetur vetëm edhe disa muaj jetë, ndaj pritet që Sheshel të jetë shumë aktiv prej ditës së parë dhe nuk do të kursejë askënd në Serbi. 

 Shqetësimet e Qeverisë dhe Vuçiqit 

Por radikalët në këtë moment janë të vetmit që i gëzohen kthimit të Sheshelit. Shumëkush ka frikë madje nga destabilizimi politik i vendit, pasi që Sheshel ka paralajmëruar se do të kthehet “për t’u hakmarrë”. Kjo hakmarrje ka të bëjë me kumbarën e tij Tomisllav Nikoliq (tani president i Serbisë) dhe kryeministrin Aleksandar Vuçiq, të cilët më shumë se 15 vjet kanë qenë numri dy dhe tre në Partinë Radikale Serbe, të udhëhequr nga ultranacionilisti Vojisllav Sheshel. Nikoliq dhe Vuçiq janë ndarë nga radikalët dhe ia kanë kthyer shpinën Sheshelit, në vitin 2008 kur kanë themeluar Partisë Përparimtare Serbe. Në zgjedhjet e fundit, kjo parti e ka fituar shumicën absolute të votave. Disa nga autoritetet serbe besojnë madje se lirimi i Sheshelit është pjesë komplotit perëndimor kundër Vuçiqit. 

„Kjo është një përpjekje për destabilizimin e Qeverisë serbe dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiq. Ky vendim është me motive politike dhe është pjesë e presioneve ndaj Vuçiqit“, pohon ministri i Punës Aleksandar Vulin, duke shtuar se „Vuçiq nuk duhet të ketë frikë“, sepse ai „është angazhuar më së shumti për lirimin e Sheshelit“. 

Ideja e Serbisë së Madhe 

Vojisllav Sheshel ka qenë dhe mbetet ideatori kryesor i idesë së dështuar për krijimin e Serbisë së Madhe, e cila do të përfshinte pjesë të mëdha të Kroacisë, Bosnje-Hercegovinës dhe gjithë Kosovën. Këto ide janë mbështetur nga të gjithë radikalët e atëhershëm, pra edhe nga presidenti dhe kryeministri i tanishëm, të cilët tani konsiderohen bartësit e idesë proevropiane në Serbi. Kjo ideologji ka shërbyer edhe si insipirim i njësive paramilitare çetnike të vojvodës Sheshel, të cilat kanë qenë pjesë e luftërave në ish-Jugosllavi. 

Sheshel është dorëzuar në Hagë në vitin 2003 ku akuzohej për organizimin dhe drejtimin e disa njësive paramilitare, për të cilat dyshohet se kanë kryer krimet lufte në Bosnje dhe Kroaci. Sheshel akuzohet edhe për nxitje verbale të luftës, nxitjen e vrasjeve dhe keqtrajtimin e joserbëve në Vojvodinë. Tre vite më vonë ka filluar procesi kundër tij, por ky proces nuk ka qenë efikas si proceset e tjera. Procesi kundër tij ka zgjatur gati 12 vite, me ndërprerje, greva urie, ndërrime të trupit gjykues etj. Ndërkohë që ende nuk dihet se kur do të shqiptohet vendimi kundër tij dhe a do të ketë ndonjë vendim. 

Sheshel në Hagë 

Mundësia reale e veprimit të Sheshelit 

Vojisllav Sheshel do të kthehet në Serbi pa kushte. Ai nuk do të ketë kufizime në aktivitetet e tij politike, ndaj edhe pritet që menjëherë të aktivizohet në rrjedhat politike Analistët në Serbi janë të bindur se Shesheli dhe radikalët e tij ultranacionalistë do t’i turbullojnë ujërat politike. Ai do të përpiqet të hakmerret ndaj Nikoliqit dhe Vuciqit. Do të përpiqet të mbledhë rreth vete edhe forcat e tjera ultranacionaliste. 

„Shesheli kthehet me kurorën e fituesit dhe viktimës, që do t’i sjellin shumë simpati edhe tek ata që nuk janë pjesë e radikalëve. Nuk përjashtohet as mundësia e bashkimit të tij me forcat e tjera“, pohon analisti Gjorgje Vukadinoviq. Analisti tjetër Cijetin Milivojeviq problemi më i madh i Sheshelit do të jetë shëndeti dhe mosha. „Ai ka shkuar në Hagë si politikan i suksesshëm e tani kthehet si njeri i sëmurë i cili i ka kaluar 12 vjet në burg, pas asnjë vendim. Megjithatë Sheshel do të bëjë gjithçka për ta rrëzuar pushtetin e tanishëm dhe për të shkatëruar Partinë SNS, të Nikoliqit dhe Vuciqit“, pohon Milivojeviq. 

Tani ka ditët e numruar,pa kurfar fuqie në politikë,po e pret vdekjen por maraki I Kosovës se I doli nga dora, mbeti si I verbët veq po llamat dhe shumë m po ha sa here e zënë në gojë Kosovë, dhe tani I strugatën si një qenë I nuktë,që nëpër Beograt duke shetitur me një shkop,nga pleqëria,fëmijtë e beogradit, u erdhi dita me e zezat ÇETNIKUN SERB VOISLLAV SHESHELIN, DHE KJO HERA E FUNDIT Që MIRREM ME TE DHE NUK JA VLEN MË?! 

Related posts

Rikthimi spektakolar i heroit të luftës së Kosovës, Wesley Clark!

D V

Të hetohen njerëzit në pushtet, që dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën e tyre

D V

Aleati më i madh i korrupsionit është mbipushteti politik

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com