Agjencia Zhurnal.mk
NeJemiNato

Si funksionon NATO ?

Zhurnal Ads

Shkup, 12 mars, Zhurnal.mk – NATO është e angazhuar për mbrojtjen e anëtarëve të saj, nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake. Ajo inkurajon gjithashtu këshillimin dhe bashkëpunimin me vendet që nuk marrin pjesë në NATO në një shkallë të gjerë të fushave që kanë të bëjnë me sigurinë, si reforma e mbrojtjes dhe ruajtja e paqes.

Nëpërmjet diskutimeve të saj dhe partneriteteve, NATO-ja kontribuon që të parandalojë konfliktet brenda dhe jashtë kufijve të vendeve anëtare.

Ajo nxit vlerat demokratike dhe është e angazhuar për zgjidhjen në mënyrë paqësore të mosmarrëveshjeve. Në qoftë se përpjekjet diplomatike dështojnë, ajo ka kapacitetin ushtarak të nevojshëm për të ndërmarrë administrimin e krizës dhe operacionet për ruajtjen e paqes, vetëm ose në bashkëpunim me vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare.

NATO ka gjithashtu një dimension të tretë i cili qëndron në veprimtari në fushën e planifikimit të gjendjes së jashtëzakonëshme (emergjencës) civile, duke ndihmuar aleatët dhe partnerët për t’i bërë ballë katastrofave, ashtu si edhe për të nxitur bashkëpunimin në fushën e shkencës dhe të ambientit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

NATO përdorë dhe zhvillon teknologjinë e fundit për të siguruar paqen në botë

R ZH

Ekspertët flasin për përfitimet e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO Aleancë

Z H

Çfarë bën NATO?

R ZH

Dokumentar: Çfarë është NATO?

Z H

Maqedonia në rrugën për t’u bërë vendi i 30-të anëtar i NATO-s

R ZH

NATO mbetet e përkushtuar për siguri dhe stabilitet në gjithë botën

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...