Agjencia Zhurnal.mk

Çfarë bën NATO?

NATO është e angazhuar për mbrojtjen e anëtarëve të saj, nëpërmjet mjeteve politike dhe ushtarake. Ajo inkurajon gjithashtu këshillimin dhe bashkëpunimin me vendet që nuk marrin pjesë në NATO në një shkallë të gjerë të fushave që kanë të bëjnë me sigurinë, si reforma e mbrojtjes dhe ruajtja e paqes. Nëpërmjet diskutimeve të saj dhe partneriteteve, NATO-ja kontribuon që të parandalojë konfliktet brenda dhe jashtë kufijve të vendeve anëtare. Ajo nxit vlerat demokratike dhe është e angazhuar për zgjidhjen në mënyrë paqësore të mosmarrëveshjeve. Në qoftë se përpjekjet diplomatike dështojnë, ajo ka kapacitetin ushtarak të nevojshëm për të ndërmarrë administrimin e krizës dhe operacionet për ruajtjen e paqes, vetëm ose në bashkëpunim me vendet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare.

NATO ka gjithashtu një dimension të tretë i cili qëndron në veprimtari në fushën e planifikimit të gjendjes së jashtëzakonëshme (emergjencës) civile, duke ndihmuar aleatët dhe partnerët për t’i bërë ballë katastrofave, ashtu si edhe për të nxitur bashkëpunimin në fushën e shkencës dhe të ambientit.

Si funksionon NATO?

Çdo vend anëtar ka një delegacion të përhershëm në selinë politike qendrore të NATO-s në Bruksel. Ai është i kryesuar nga një ambasador i cili përfaqëson qeverinë e tij në konsultimet e Aleancës dhe në procesin e marrjes së vendimeve.

Këshilli i Atlantikut të Veriut është organizmi më i rëndësishëm për marrjen e vendimeve politike brenda Organizatës. Ai takohet në nivele të ndryshme dhe kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i cili ndihmon anëtarët që të arrijnë marrëveshjet sipas çështjeve kryesore.

Të gjitha vendimet brenda secilit nga komitetet e NATO-s bëhen nëpërmjet konsensusit. Pra një “vendim i NATO-s” është shprehja e vullnetit të përgjithshëm të të gjithë vendeve anëtare.

NATO ka shumë pak forca të përhershme, të vetat. Kur vendoset të bëhet një operacion nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, anëtarët japin kontributin e tyre në forca mbi bazë vullnetare. Këto forca kthehen në vendet e tyre menjëherë sapo përfundohet misioni. Ky është roli i strukturës së komandës ushtarake, të bashkërendisë dhe të drejtojë këto operacione. Kjo strukturë gjendet në selinë qendrore dhe në bazat e vendosura në vendet e ndryshme anëtare. Aktivitetet e përditshme të NATO-s, strukturat civile dhe ushtarake dhe programet e investimit për sigurinë, financohen nëpërmjet buxheteve të përbashkëta, për të cilat qeveritë anëtare kontribuojnë në pajtim me një formulë shpenzimesh të vendosur bashkërisht.

Por çfarë nënkupton NATO për Maqedoninë e Veriut?

Mbrojtje kolektive

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) është themeluar në vitin 1949 dhe është një grup prej 29 vendeve nga Evropa dhe Amerika e Veriut që ekzistojnë për të mbrojtur njerëzit dhe territorin e anëtarëve të saj. Aleanca është themeluar në parimin e mbrojtjes kolektive, që do të thotë se nëse një Aleat i NATO-s sulmohet, atëherë sulmohen të gjithë Aleatët e NATO-s.

Që nga viti 2014, NATO ka zbatuar rritjin më të madh në mbrojtjen e saj kolektive që nga Lufta e Ftohtë. Për shembull, tani janë vendosur katër grupe shumëkombëshe luftarake në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni. Qëllimi i tyre nuk është të provokojnë një konflikt, por të parandalojnë një të tillë.

Në këtë formë, kur Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotëfuqishme atëherë do të jetë e sigurtë në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të saj, pasi çdo kërcënues I mundshëm do të ballafaqohet me të gjitha 30 shtete anëtare të NATO-s.

Menaxhimi i krizave në të gjithë botën

Promovimi i stabilitetit në fqinjtë e NATO-s dhe mbrojtja e qytetarëve të shteteve anëtare, ndonjëherë mund të nënkuptojë ndërmarrjen e aksioneve edhe përtej shteteve anëtare. Në vitet 1990, NATO ndaloi gjakderdhjen e mëtejshme që po ndodhte në Bosnje dhe pastaj në Kosovë. Që nga viti 2003, NATO ka ndihmuar për të siguruar se Afganistani nuk është më një strehë e sigurt për grupet terroriste. NATO gjithashtu ka ndihmuar për të parandaluar piraterinë jashtë Bririt të Afrikës dhe, që nga viti 2016, ka ndihmuar në adresimin e krizës së refugjatëve dhe migrantëve në Evropë.

Maqedonia e Veriut automotakisht do të bëhet një aktor rajonal dhe ndërkombëtar në zgjidhjen dhe menaxhimin e krizave që ndodhin nëpër botë.

Luftimi i terrorizmit

NATO-ja luan rol të rëndësishëm në luftën kundër terrorizmit, duke kontribuar me më shumë se 13,000 trupa për të trajnuar forcat lokale në Afganistan. NATO është gjithashtu një anëtar i plotë i Koalicionit Global për të mposhtur ISIS-in, dhe avionët e NATO-s vazhdojnë të mbështesin Koalicionin. NATO po stërvit edhe forcat irakiane për të luftuar më mirë ISIS-in kurse Divizioni i ri i Inteligjencës po ndihmon të parashikojë dhe ti’u përgjigjet kërcënimeve. Në Napoli të Italisë, NATO ka krijuar një “Qendër për Jugun” ku qëllimi është për të ndihmuar Aleatët të merren me kërcënimin e terrorizmit.

Edhe pse aktualisht Maqedonia e Veriut nuk ka kërcënime nga terrorizmi, në momentin e futjes nën çadrën e NATO-s, ajo do të ketë më shumë mbrojtje dhe informacion nga ky kërcënim.

Bashkëpunimi me partnerë

Për shkak se kërcënimet si terrorizmi, pirateria dhe lufta kibernetike nuk njohin kufij, NATO është e angazhuar për bashkëpunim me partnerët e saj global. Kjo është arsyeja pse NATO punon me mbi 40 vende partnere në mbarë botën, si dhe organizata të tilla si Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Bashkimi Afrikan, për të përhapur stabilitetin dhe sigurinë.

Maqedonia e Veriut është partnere e NATO-s, por si anëtare e re ajo do të luaj rol të rëndësishëm në koordinimin dhe bashkëpunimin edhe me vende tjera që nuk janë anëtare të NATO-s.

Trupat dhe pajisjet

Kurdoherë që NATO kryen një mision, Aleatët individualë angazhojnë trupa dhe pajisje që do të vendosen nën një komandë të unifikuar të NATO-s. Këto bëhen të njohura si “forcat e NATO-s”. E vetmja pajisje ushtarake që e posedon NATO-ja është një flotë e avionëve për mbikqyrje AËACS. NATO po zhvillon gjithashtu një mundësi për dronët mbikqyrës.

Maqedonia e Veriut edhe pse nuk është anëtare e plotë, ajo ka dërguar trupa mbështetës për NATO-n në aksionet e ndryshme si në Afganistan, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.

Struktura e komandës së NATO-s

Personeli ushtarak dhe civil nga të gjitha shtetet anëtare punojnë së bashku çdo ditë brenda “Strukturës së Komandës” të NATO-s. Kjo përfshin dy komanda Strategjike të nivelit të lartë: Operacionet e Komandës Aleate, me seli në Mons të Belgjikësç dhe Transformimi i Komandës Aleate, me qendër në Norfolk në Shtetet e Bashkuara.

Strukturat ushtarake dhe diplomatike të Maqedonisë së Veriut do të jenë pjesë e vendimarrjeve të NATO-s në nivel të barabartë me të gjitha shtetet anëtare.

Financimi i NATO-s

Çdo vend i NATO-s kontribuon në kostot e drejtimit të Aleancës. Deri tani, kontributi më i madh i aleatëve vjen në formën e pjesëmarrjes në misionet dhe operacionet e udhëhequra nga NATO. Për shembull, një vend mund të sigurojë avionë luftarakë, ndërsa një tjetër siguron anije, pajisje ose trupa. Aleatët e NATO-s gjithashtu sigurojnë fonde të drejtpërdrejta për NATO-n për të mbuluar kostot e stafit dhe lehtësirave të NATO-s, strukturën e saj të komandës dhe pajisjet e saj në pronësi të përbashkët.

Duke i pasur parasysh kapacitetet e Maqedonisë së Veriut, ushtria e saj më së shumti do të kontribuojë në sferën e logjistikës dhe këmbësorisë.

Shpenzimet e mbrojtjes

Në Samitin e Uellsit në vitin 2014, Aleatët e NATO-s u zotuan të investojnë më shumë dhe më mirë në mbrojtje – të ndalojnë shkurtimet e buxhetit, të rrisin shpenzimet në 2% të GDP-së për mbrojtjen deri në vitin 2024 dhe të shpenzojnë 20% të asaj për pajisjet kryesore. Gjatë tre viteve të fundit, Aleatët Evropianë dhe Kanada kanë shpenzuar pothuajse 46 miliardë dollarë amerikanë më shumë për mbrojtje.

Maqedonia e Veriut pritet të përmbushë kërkesat e NATO-s për të shpenzuar 2% të GDP-së së saj për sektorin e mbrojtjes.

Siguria kibernetike

Sulmet kibernetike po bëhen më të zakonshme, të sofistikuara dhe të dëmshme, duke e bërë mbrojtjen kibernetike një përparësi kryesore për NATO-n. Në fakt, NATO tani e njeh hapësirën në internet si një “fushë operative” – ashtu si toka, deti ose ajri. NATO i ndihmon Aleatët të forcojnë mbrojtjen e tyre në internet duke shkëmbyer informacione rreth kërcënimeve, duke investuar në arsim dhe trajnim. NATO gjithashtu ka ekspertë të mbrojtjes në internet që mund të dërgohen për të ndihmuar Aleatët që janë nën sulm.

Sulmet e fundit kibernetike nga Rusia, lajmet e rrejshme si dhe kërcënimet globale nëpërmjet internetit, me anëtarësimin në NATO i mundëson Maqedonisë së veriut të ketë mbrojtje më efikase nga kërcenimet e tilla, të reja në sferën e sigurisë.

Dera e Hapur për shtetet e reja

Politika e dyerve të hapura është një parim themeltar i NATO-s dhe do të thotë që çdo vend në zonën Euro-Atlantike është i lirë të anëtarësohet në NATO nëse është i përgatitur të përmbushë standardet dhe detyrimet e anëtarësimit, kontribuon në sigurinë e Aleancës, dhe ndan vlerat e demokracisë, reformës dhe sundimit të ligjit të NATO-s. Që nga viti 1949, anëtarësimi në NATO është rritur nga 12 në 29 vende. Në vitin 2017 Malin e Zi u bë antëre e 29-të eAleancës së NATO-s. Aktualisht, katër vende partnere kanë deklaruar aspiratat e tyre për anëtarësim në NATO: Bosnje dhe Hercegovina, Gjorgjia, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ukraina.

Përfitimet ekonomike!

Përveç sferës së sigurisë, përfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO janë të mëdha edhe në aspektin ekonomik. Për investitorët e huaj është shumë e rëndësishme siguria dhe stabiliteti politik.

Anëtarësimi në Aleancën e Atlantikut të Veriut, para së gjithash paraqet garanci sigurie, por ky kriter është një nga çelësat për marrjen e vendimeve për investime nga ana e investitorëve të huaj.

Megjithatë nuk duhet të harrojmë se NATO-ja është aleancë ushtarake dhe se qëllimet e saj janë mbrojtëse dhe jo zhvillimore-ekonomike. Stabiliteti i mbrojtjes dhe siguria mund të ndikojnë në mënyrë indirekte pozitivisht në situatën ekonomike në vend.

Investimet e ndryshojnë direkt pasqyrën e papunësisë – dhimbjen më të madhe të rajonit. Anëtarësimi në NATO automatikisht do të jetë një sinjal i mirë për kompanitë e mëdha, veçanërisht ato korporata që punojnë në shumë tregje të botës. Pikërisht për këta kompani është e rëndësishme nëse vendi në të cilin ata duan të investojnë është anëtar i aleancës ose jo, që do të nënkuptonte siguri për kapitullin e tyre, gjithsesi nëse vlerësojnë se kanë interes ekonomik për të investuar. 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!