Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Çfarë do të ndodhë me reformën zgjedhore? Basha mbledh ekspertët në selinë blu

Në një kohë kur reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore janë kthyer në debatin e ditës, kreu i PD-së ka bërë lëvizjen e radhës dhe ka mbledhur këtë të premte në mesditë ekspertët e selisë blu për reformën zgjedhore.

Në takim ishin Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.  Takimi me dyer të mbyllura përfundoi pak minuta më parë dhe mësohet se demokratët kanë bërë një bilanc të punës së deritanishme në komisionin e ngritur nga palët për reformën zgjedhore.

Kujtojmë se PD prej disa ditësh nuk shkon në mbledhjet e Këshillit politik për zgjedhoren, vendim ky i cili erdhi fill pas shembjes së Teatrit Kombëtar më 17 maj.

Reforma zgjedhore mbetet një ndër kushtet e vëna prej BE-së, në mënyrë që Shqipëria t’i çelë negociatat me BE-në.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!